Berisha: Rama flet vetëm për kanabisin, nuk flet asnjëherë për vreshta, ullishte, arrorë …

Keni shtruar këtu probleme shumë të rëndësishme, për ligjin e sigurimeve shëndetësore, të biznesit të vogël. Ju garantoj se do të ndryshohet në mënyrë rrënjësore.

Një qëndrim po kaq armiqësor sot mbahet ndaj bujqësisë. Cilido që ka lidhje me bujqësinë e sheh që është një politikë shkatërrimtare. Nëse do të mban bujqësi, ligji i parë është subvencioni. Me subvencionin në bujqësi askush nuk humbet, fiton individi, shoqëria dhe shteti.

Kosova jep 400 euro për hektarë grurë, ky jep 5 mijë lekë për hektarë grurë, me paketën që shpalli. Edhe ato nuk ua jep. Thotë do të ua jap dhe nuk ua jep.

Nëse e dëgjoni ndonjëherë të përmendë fjalët, vreshta, ullishte, mollë, ose arrorë, jo. Drogë, kanabis. Kanabis medicinal është i mirë. Dhe çfarë na bëri ai kështu. Na bëri simbol të të keqes ne. Na bëri simbolin e atyre që s’kishim kurrë nevojë të ishim. Pse u lansuan programet e ullishteve dhe arrorëve.

E thotë Faik Konica; Shqipëria, kopshti shkëmbor në Europën juglindore. Ky përcaktim i Konicës është gjenial, por ka një të vërtetë absolute. Shqipëria mund të bëhet vendi i prodhimeve më të mrekullueshme të frutave dhe të çdo lloji. Përveç kësaj ka një tokë fushë me një cilësi më të lartë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, të modernizuar dhe më të vendosur se kurrë në misionin e saj!

Kryetari I PD, Sali Berisha tha se, demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, …

Leave a Reply