Berisha: Rama po bën gjithçka ta bëjë Shqipërinë pjesë të Jugosllavisë së vjetër

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka shkuar sot në Kolonjë për të bashkëbiseduar me banorët për problemet e tyre dhe për të prezantuar, alternativat për zgjidhje që u afron Partia Demokratike. Berisha e ka nisur fjalën e tij, duke kujtuar përpjekjet e kësaj treve në histori për të mbrojtur gjuhën dhe kulturën shqipe ndër shekuj dhe sesi qeveria e sotshme e Shqipërisë, po tenton t’i rrëzojë të gjithë ato sakrifica.

“E vërteta është që ai projekt u pagua me gjak, me sakrifica, të gjithanshme, por shqiptarët ia dolën. Një periudhë kohe të shkurtër, mbreti bëri përpjekje titanike për ta deotomanizuar Shqipëria me qëllim vendosjen në kombet e zhvilluara europiane, por në kundërshtim flagrant me interesat tona kombëtare, në Tiranë instalohet Beogradi gjatë luftës e bëri përpjekje për ta shndërruar Shqipërinë në republikë të shtatë dhe sot – me efekte shkatërrimtarë për Kolonjën dhe Shqipërinë, ai që është sot në Tiranë, po bën gjithçka për ta shndërruar me Ballkanin e Hapur, Shqipërinë në pjesë të Jugosllavisë së vjetër. Ndodhemi pra, në një moment kritik. Ndaj sot Kolonja është rrezik, kombi është në rrezik”, theksoi kreu demokrat.

About Redaksia

Check Also

BIRN: Vendimi për mandatin e Xhaçkës, zvarritje pas zvarritjesh në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit vendosi të premten që t’i jepte 3 javë kohë një eksperti të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *