Mbërrin në Vlorë një nga anijet e energjisë elektrike që do “mbysë” qytetin me gaz

Një nga dy anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike, ka mbërritur sot në Portin e Vlorës.

Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji.

Anija speciale do te qëndroje në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA) dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.

Anija do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës të vihet në funksion.

Në prill të këtij vitit Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se Shqipëria do të merrte me qira dy anije që prodhojnë energji elektrike.

Kontrata e qiramarrjes së anijeve që prodhojnë energjisë është për një periudhë 2-vjeçare.

Në mars 2021, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për termocentralin e Vlorës, për të përdorur gazin e lëngshëm në prodhimin e energjisë elektrike.

Ndërkohë nga ambjentalistë dhe politikanë të opzitës ka patur akuza të shumta se një operacion i tilllë përveç dëmeve në buxhet do të shkaktojë edhe një ndotje të madhe mjedisore në të gjithë zonën bregdetare.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply