Berisha: Rama kërkon të na çojë në Beograd, Albin Kurti po e kundërshton Ballkanin e Hapur

• Berisha: Rama kërkon me çdo kusht të na çojë në Beograd. Ndjehet shumë herë më afër me Aleksandër Vuçiç se me Albin Kurtin sepse Kurti nuk pranon projektin e Ballkanit të Hapur.

Ftoj të pyesim veten: çfarë arritjesh ka që ne t’i besojmë këtij njeriu dhe këtij regjimi? Ne nisemi për në Bruksel, ky do me çdo kusht të na çojë në Beograd!

Ne ishim me rrogat më të larta në rajon, sot jemi me rrogat më të ulëta!

Në vend se të shtohej prodhimi, rritja në tetë vitet e tij (e Ramës) ka qenë me 400 miliardë, kurse rritja në shtatë vitet e PD ka qenë 500 miliardë! Dhe janë statistika të tij, këto.

Por borxhi i tij është 500 miliardë, borxhi i mëparshëm i yni ishte 320 miliardë.

Pra, çfarë duhet të bëjë tjetër ky me ne si shqiptarë që ne ta tolerojmë dhe ta pranojmë?!

Ky po sillet si një pushtues i vërtetë me shqiptarët. Ky ndjehet shumë herë më afër me Aleksandër Vuçiçin se me Albin Kurtin! Po pse?! Se Albin Kurti nuk pranon projektin e Ballkanit të Hapur, një projekt mirëfilltas antishqiptar.

Dhe ne duhet t’i jemi shumë mirënjohës atij që po e kundërshton.

Marrëdhëniet shqiptaro- serbe nuk mund të jenë kurrë të vërteta nëse ato nuk kalojnë nga Prishtina, se ka pasur marrëdhënie shqiptaro- serbe të vasalitetit të plotë në vitin 1945 me Enver Hoxhën dhe tani.
Çfarë kanë sjellë ato?! Përkundrazi, gjëmë kanë sjellë për shqiptarët siç u provua në Kosovë!”

About Redaksia

Check Also

Këta janë banditët pa uniformë në polici që rrëmbyen të rinjtë pse protestuan kunndër Veliajt

Persona pa uniformë, por që sillen si policë të Taulant Ballës, prej paradites së të …

Leave a Reply