Pas Kapshticës dhe Kakavijës, bie sistemi TIMS dhe në portin e Durrësit

Bie sistemi TIMS dhe në Portin e Durrësit. Më parë u bllokua sistemi TIMS në Kapshticë dhe Kakavijë,

që prej mbrëmjes së premtes. Prej 12 orësh, Dogana e Kapshticës po funksionon pa sistem.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Drejtoria e Kufirit, po punohet me regjistra në mënyrë manuale, për të mos lejuar krijimin e radhëve. Deri më tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e doganës që bëjnë regjistrimin e qytetarëve.

Mësohet se sistemi TIMS ka rënë dhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës që prej orës 20:00, njofton Syri TV. Të gjithë kompjuterët nuk ndizen dhe shfaqin një mesazh që thotë: “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende, për përkrahjen që i ka dhënë iranianëve të MEK”.

Si rrjedhim, në Kakavijë nuk kalon dot me sistemin TIMS dhe edhe aty, Policia ka nxjerrë regjistrat dhe punon manualisht, çfarë ka krijuar radhë.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply