Inceneratorët/ Miku i Ramës gazetar çoi gruan në Bullgari për të krijuar nga hiçi një kompani guacë (Dokumentat)

· PD me pyetje të përditshme për inceneratorët: Media e blerë nga mafia/ Miku i Ramës, ish-ministri socialist Ben Blushi, çoi gruan në Bullgari për të krijuar nga hiçi një kompani guacë. Ja dokumentet që e faktojnë

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi

Dokumenti që po paraqesim sot është episodi i dytë i serialit të blerjes së medias dhe bosëve të saj nga mafia e inceneratorëve.

Ky dokument tregon se si drejtori i madh, miku i Ramës, ish-ministri socialist Ben Blushi, e çoi gruan deri në Bullgari që të krijonte nga hiçi një kompani guacë.

Partnerët ishin ‘çunat e mirë të inceneratorëve’, që më pas u bënë ‘plehrat në kërkim ndërkombëtar’.

Ne, nga kjo foltore i kemi etiketuar si bosët e mafias së plehrave, sepse skema që krijuan, ku përfshiheshin mediat, qeveria dhe kompani offshore, është qartësisht mafioze.

Kompania që Blushi hapi në Bullgari, pa asnje kapital, pa asnjë përvojë, i duhej mafies se plehrave per pune te medha, një ndër të cilat ishte blerja e heshtjes se mediave.

Dokumenti tregon se kompania është e ndarë në tri pjesë të babarbarta në zotërim të Blushit, Mirel Mertirit dhe Klodian Zotos.

Pesë pyetje për SPAK-un, që luan shurdhmemecin, dhe as sheh dokumente as dëgjon fakte:

1. Sa milionë euro nga paratë publike të shqiptarëve kanë përfunduar te kjo kompani në Bullgari?

2. Çfarë ekspertize ka ofruar kjo guaca në Bullgari, me pronarë Blushin dhe mafiozet e plehrave?

3. A është përdorur edhe kjo guaca ne Bullgari për pastrim parash dhe zhdukje gjurmësh se parave publike?

4. A është përdorur kjo guacka edhe për blerje të heshtjes së mediave?

5. A ka vepër penale, kur paratë publike të shqiptarëve përfundojnë në guaca për të zhdukur grabitësit e vërtetë të parave? Apo është përgjigje shumë komplekse?

SPAK-ut i urojmë fundjavë të mbarë, ta gëzojë heshtjen e zgjatur!

Medias që hesht kur digjen miliona euro të shqiptarëve, vetëm se kanë marrë edhe ata pjesën e tyre, i urojmë shërim të shpejtë!

Çunave dhe gocave në kërkim ndërkombëtar, u themi të kenë durim: ju mund të fshiheni, por nuk do të shpëtoni!

InceneRamës dhe incEnerjonit u themi se firmat e hedhura do të bëhen një ditë lak.

About Redaksia

Check Also

Tritol dhe kërcënime, bandat kriminale kanë nisur luftën pas lejimit të basteve, denoncimi

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se ligji i miratuar …

Leave a Reply