Pas agjentëve rusë në Gramsh, Rama: thotë se tani po sulmohet nga Irani

Rama thotë se po sulmohet nga Irani. Sulmi nga Irani vjen pasi Rama u sulmua më parë nga spiunët rusë në Gramsh. E çuditshme se si rusët dhe Irani sulmojnë vetëm Ramën dhe asnjë vend tjetër?

Sistemi i Menaxhimit të të dhënava, i njohur si sistemi TIMS ka rënë të premten pasdite pre e një sulmi kibernetik, që krijoi vështirësi në pikat kufitare për regjistrimin e shtetasve në hyrje dhe dalje.

Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter konfirmoi sulmin dhe tha se përgjegjës është i njëjti agresor që sulmoi sistemet online më 15 Korrik, Republika Islamike e Iranit.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”.

About Redaksia

Check Also

Shpërthen ish-ministri socialist/ “Rama i pangopur për pushtet politik dhe ekonomik

Arben MALAJ Kriza e thellë morale e qeverisjes së Rilindjes mund të zgjidhet vetëm me …

Leave a Reply