Genc Pollo: Azemi vrau frikën. Ishim të terrorizuar prej dekadash, ai doli në rrugë pa frikë ndaj Ssigurimit dhe policisë

• Genc Pollo: Azemi vrau frikën te shqiptarët. Ishim të terrorizuar prej dekadash, ai doli në rrugë pa frikën e sigurimit dhe policisë

Azemi ka qenë në shumë mënyra një referencë shumë emocionale. Për të dalë te kuptimi i sotëm do të doja të shkoja në të shkuarën në dy episode, që mendoj se kanë një domethënie. Unë me Azemin kam patur bashkëpunim të ngushtë në muajt e parë të themelimit të PD. Momenti i parë ishte kundërshtimi i regjimit komunist, i kalbur por ende i rrezikshëm për jetën. Azemi kishte kurajo morale dhe fizike për t’u përballur me ato që dukeshin simbolet e frikshme të regjimit, për t’u nxjerrë frikën të tjerëve.

Kemi qenë bashkë në mitingun e parë të PD në Kukës, atëherë kishin filluar anti-mitingjet, kishin filluar përpjekjet për të penguar tubimet masive të PD. Është cilësi e njërit të kesh guximin fizik për të kundërshtuar dhunën, kërcënimin, për të zhdukur frikën dhe në momentin kur zhdukja e frikës bëhet masive, ato simbole që kishin kërcënuese për gjysmë shekull shuhen dhe nuk janë më të tilla.

Kjo ishte ajo që ndodhi në anti-mitingun e Kukësit edhe me Azemin, duke larguar ata anti-mitingashë që më pas u tretën si shiu në vapë. Shqipëria ishte e terrorizuar, duhej një zë i fortë që të dilte në rrugë pa frikën e sigurimit dhe pa frikën e policisë.

About Redaksia

Check Also

Deklarata/Dumani është takuar me McGonigal, Meta, mesazh Ramës: Edi do të këmbehesh me Fredin

Kreu i PL, Ilir Meta ka bërë sonte deklaratën e fortë ku ka denoncuar takimin …

Leave a Reply