Rudina Hajdari: Ky është shesh i shenjtë, 3 gjërat për të cilat jetoi Azemi

Intelektualë dhe bashkëjetues të tij, kanë kujtuar sot Azem Hajdarin. Në një bashkëbisedim të organizuar nga Partia Demokratike në ‘Qytetin Studenti’, e para që ka marrë fjalën për të folur për Azem Hajdarin, ishte e bija e tij, Rudina Hajdari.

“Është kënaqësi të rikthehemi këtu, pasi mendoj se ky shesh është nga më të shenjtët në Shqipëri, pasi solli shembjen e diktaturës.

Disa në këtë shesh janë të rinj dhe Azemi ishte shumë i ri kur mori zemër dhe ngriti krye ndaj diktaturës. Kush e ka jetuar atë kohë, e di fare mirë se çfarë guximi duhej për tu përballur me regjimin në kushtet e një studenti të ardhur nga Tropoja.

Kush e ka jetuar atë kohë e di fare mirë çfarë do të thotë, të organizojë studentët dhe të thoje ‘Poshtë Komunizmi’, ‘Liri demokraci’.

Çfarë duhet të bëjmë ne sot, që të gjejmë atë guxim dhe të ndjekim atë rrugë. Në jetën time, kam deduktuar se Azemi  vlerësonte dhe jetonte për tri gjëra, familjen, atdheun dhe lirinë. Ai e urrente komunizmin mbi çdo gjë tjetër.

E dini pse, sepse komunizmi përdhosi familjen duke i vendosur kundër njëri-tjetrit. Komunizmi e përdori atdheun si lopë për ta mjelë dhe për të jetuar mirë vetëm një grusht njerëzish në bllok dhe duke zhytur një grusht njerëzish në varfëri.

Komunizmi ua mohoi lirinë shqiptarëve të thjeshtë, i la pa fjalë, mendim dhe pronë”, tha Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj përkujtuese për babain e saj, Azem Hajdari.

About Redaksia

Check Also

Kërkohet dyfishimi i çmimit të biletës së urbaneve

Operatorët kryesorë të transportit urban ngrenë shqetësimin e mosstabilizimit financiar të sektorit e ndikuar nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published.