Tritan Shehu: Azem Hajdari përcaktoi trajektoren e Shqipërisë drejt Europës

Shqipëria ka ndryshuar, dhe për këtë duhet të jemi krenar të gjithë. Këtu filloi ndryshimi, ajo që ne kemi aspiruar, pavarësisht se si shkuan punët më vonë.

Ky shesh i dha ndryshimin e madhe Shqipërisë dhe lider në këtë shesh ishte Azemi. Lideri i studentëve ishte ai që ndamë në atë periudhë dhe më vonë, momente të mira dhe të vështira.

Azemi ishte një lëmsh i zjarrtë, sepse ai me trajektoren e tij përcaktoi trajektoren e Shqipërisë, drejt perëndimit, Europës. ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, është trajektorja jonë, aspirata jonë e madhe.

Ai lëmsh i zjarrtë bëri edhe një gjë tjetër, shumë të madhe, vrau frikën, ai e vrau frikën kudo.
Ai vrau frikën në çdo qytet, apo fshat të Shqipërisë, kudo ku ishte terrori.

About Redaksia

Check Also

BIRN: Vendimi për mandatin e Xhaçkës, zvarritje pas zvarritjesh në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit vendosi të premten që t’i jepte 3 javë kohë një eksperti të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *