Bislim Ahmetaj: Vrasja e Azemit, vrasje shtetërore! Ai nuk bëri kurrë kompromis me të keqen

Këtë qytet unë e kam quajtur ‘Jeruzalemi i shqiptarëve’, apo qyteti i lirisë. Këtu mblidheshin 100 mijë veta, pa telefon, pa asnjë lloj komunikimi përveç shpirtit dhe ndjesive. Qyteti Studenti ishte bërë magnet. E kishim çliruar këtë pjesë dhe hap pas hapi arritëm duke u përballur me anti-mitingjet e para.

Në Tropojë në datën 11 korrik pas meje ishin Arben Imami, Sali Berisha, Azem Hajdari. Azem Hajdari nuk është njeri i zakonshëm, ai ka qenë fenomen në politikë. Azem Hajdari nuk është vrarë, është pushkatuar, ai nuk ka bërë kurrë kompromis me të keqen.

Një nga fjalitë më të sinqerta të grupit hetimor që hetoi atë çështje ishte, morën pjesë ne vrasjen e Azem Hajdarit dhe Besim Cerjes mbi 40 forca policore. Një vrasje shtetërore e organizuar në mënyrën më të sofistikuar të mundshme. Kurrë nuk bëri kompromise as me kriminelët, as me dallaveraxhinjtë në politikë, as për çështjen kombëtare.

About Redaksia

Check Also

Kim-Ramës: Kush e ka në dorë këtë vend, kriminelët apo qytetarët?

CFARE THA AMBASADORJA KIM PAK DITE ME PARE Yuri Kim: Mendoj se Shqipëria ka një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.