Adriana Kalaja: Veliaj vrau Ardit Gjoklajn! Në këtë skenë krimi kemi një megaaferë

Kryetarja e Gjykatës së PD, avokatja Adriana Kalaja, deklaroi nga inceneratori i Tiranës ku po mbahet protesta e thirrur nga Partia e Lirisë se, duhet protestuar aty ku ndodh vjedhja e krimi.

Kalaja tha se Erion Veliaj është vrasësi i Ardit Gjoklajt ndërsa shtoi se një bandë po drejton Shqipërinë. Më tej Kalaja tha se qeveria po abuzon me taksat e qytetarëve.

“Të protestojmë aty ku duhet të ishte inceneratori që nuk është. Ajo që më bëri përshtypje, janë fotot e turpshme të Erion Veliajt dhe bandës që fatkeqësisht drejton këtë vend. Në ato gërmadha mbeti i vrarë, ose e vrau Ardit Gjoklajn, Erion Veliaj, dhe sot e kësaj dite nuk ka drejtësi.

Të gjithë të reagojmë që kurrë të mos harrojmë gjakun e Veliajt dhe gjithë padrejtësistë që i bëhen njerëzve të thjeshtë, se me taksat e tyre ata abuzojnë dita ditës. Brenda këtij vendi që qartësisht është skenë krimi, kemi një megaaferë”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply