Budina: Bandat bëjnë ligjin! Protestat s’do ndalen kundër mafias në pushtet

Regjisori i njohur, Edmond Budina deklaroi nga inceneratori i Tiranës ku po mbahet protesta e thirrur nga Partia e Lirisë se, në Shqipëri drejton mafia dhe nuk ekziston qeveria. Ai bëri thirrje që protestat të mos ndalen kundër mafies në pushtet ndërsa shtoi se inceneratori inekzistent i Tiranës është skenë krimi, dhe paratë e qytetarëve janë vjedhur.

Budina hodhi akuza të forta teksa tha se, mafia në pushtet vrau Ardit Gjoklajn për interesat e veta dhe theksoi se në të njëjtën mënyrë veproi edhe me Teatrin Kombëtar, të cilën e shembën me njerëz brenda.

“Mafia bën ligjin në këtë vend. Kjo është fatkeqësia më e madhe e këtij vendi që nuk i ka ndodhur asnjëherë. Bandat bëjnë ligjin. Fakti, ja ku është krimi, inceneratori i Tiranës që nuk ekziston.

Paratë tuaja të vjedhura. Ja ku është skena tjetër e krimit, Teatri Kombëtar. E shembën në mënyrë të jashtligjshme me njerëz brenda, mafia nuk pyet për jetën e njerëzve, këta janë kriminelë, mafia është gati të vrasë, siç vrau dhe Ardit Gjoklajn për interesat e veta.

Nuk duhet të ndalemi asnjëherë. Çdo protestë duhet të ketë rezultat. Jo më protesta për të shtuar radhën. Kemi protestuar 2 vjet në Teatrin Kombëtar në mënyrën më paqësore të mundshme.

Përgjigja e shtetit ishte dhuna, deshi të na vriste. Nuk ju intereson teatri, por trualli për të ndërtuar kulla dhe për të pastruar paratë e pista të krimit”, tha Budina.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply