Spaho: Me lekët e inceneratorëve u blenë votat

Deputeti i PD, Edmond Spaho në emër të Partisë Demokratike ka shprehur mbështetjen për protestën e organizuar nga Partia e Lirisë në landfillin e Sharrës. Gjatë fjalës së tij, deputeti Spaho është shprehur se janë dhënë 430 milionë euro për incineratorë që nuk ekzistojnë. Spaho deklaroi se me lekët e inceneratorëve janë blerë votat dhe heshtja e medieve.

“Jam këtu për të bashkuar zërin me ju në emër të PD-së, për të protestuar ndaj aferës kriminale dhe korruptive më të madhe të që ka ndodhur në 30 e fundit. 430 milionë euro i janë dhënë Gugallës, Zotos e Mërtirit për të ndërtuar 3 incineratorë për të prodhuar energji elektrike. Njëri është ky që shikoni këtu, tjetri në Elbasan është mbyllur, ai në Fier nuk është marrë në dorëzim, edhe pse duhej mbyllur 3 vite më parë.

Ku shkuan 430 milionë euro që i kanë marrë ose do i vazhdojnë t’i marrin nëse ne do të bëjmë sehir. Për të blerë zgjedhjet, për t’i dhënë ryshfet ministrave, drejtuesit të qeverisë për të blerë median që të mos flasin.

Në shtator të vitit të shkuar u ngrit një komision hetimor me premtimin për të zbardhur këtë aferë, pjesë e të cilit isha dhe unë. Koha e tregoi se synimi nuk ishte zbardhja e aferës, por për t’i dhënë mundësin Edi Ramës që të tregonte variantin e tij tek qytetarët shqiptarë dhe të justifikonte humbjen dhe vjedhjen e 430 milionë eurove”, tha gjatë fjalës së tij deputeti Edmond Spaho.

About Redaksia

Check Also

Bardhi, një pyetje për Ramën dhe një mesazh Altin Dumanit për Olsi Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, …

Leave a Reply