Protesta tek vendi i krimit, Meta: Ku është investimi 128 milionë euro i inceneratorit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën në protestën e cila po organizohet tek inceneratori i Tiranës, u shpreh se me inceneratorin e Tiranës i është dhënë për 30 vite e drejta e djegies një kompanie off shore një kompanie që nuk i dihet pronari.

Ai shtoi se qeveria ka frikë nga transparenca dhe i fshihet llogaridhënies.

Meta deklaroi se nënkontraktoi i kësaj vepre është Klodian Zoto, i cili ka marrë 27 mln euro.

“Kemi përballë një organizatë kriminale, ku drejtues është Rama, dhe ministra, deputetë, de drejtorë. Organizata më e madhe e parë ndonjëherë që realizon dhe realizon këtë vjedhje monstruoze. Kjo organizatë kriminale drejton rrjetin e organizuar. Ju e dini se c’është ky objekt pas meje. Me këtë objekt këtu qeveria ia ka dhënë për 30 vite një kompanie of-shore, me kusht që do investoheshin 28 mln euro. Paguajnë banorët në Tiranë dhe qytetarët kudo. Ku është investimi 128 mln euro që duhet ta bënte privati me kushtin që Bashkia Tiranë të paguante me taksat tuaja. A e merr dot këtë shërbim qytetari? Ku ndodh incenerimi? Pse i fshihet llogaridhënies qeveria? Pronari pa emër në of-shore, duhet të kishte investuar 128 mln euro. Ju e dini se cili është nënkontraktoi që ka bërë aferën. Është Klodian Zotot që ka marrë 128 mln euro nga inceneratori dhe i ka justifikuar ato para me firmat e barinjve, apo njerëz që janë ndarë nga kjo botë. Vetëm udhëtime kanë deklaruar në vitin e pandemisë 600 mijë euro”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk është marrë asnjë masë e vetme për mbrojtjen e sistemeve

Unë informoj gjithashtu se nga data 15 korrik deri më sot, nuk është marrë asnjë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.