Meta: “Rilindja” dhe SPAK, kordinim për të blerë zgjedhjet lokale

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij në protestën tek inceneratori i Tiranës, u shpreh se ka një koordinim mes SPAK dhe Rilindjes për të blerë zgjedhjet e ardhshme.

“Forca politike e PL dhe ish LSI e ka denoncuar 558 ditë më parë në 4 mars 2021 këtë aferë, dhe ende sot SPAK justifikohet se janë në hetime paraprake. Kështu kuptohet një veprim i diktuar nga kongresi i partisë. burgosin hallexhinj për mos pagimin e një fature energjie por nuk çojnë para drejtësisë Ramën dhe Veliajn.

Ishte megafirma e Velisë që i dha jetë kësaj vepre korruptive pa mbledhur Këshillin Bashkiak. Me atë firmë fti në borxhe qytetarët e Tiranës për 30 vite për mafian e inceneratorëve që të blejnë votat, ekranet dhe analistët shpirt shitur për të vrarë shpresën për ndryshim.

Kanë kaluar 558 ditë nga denoncimi me fakte i aferës, dhe ende ajo vijon. Sepse Rama dhe larva e tij kanë kapur për fyti drejtësinë.

Është e qartë se ka një koordinim perfekt midis rilindje se SPAK që të blihen zgjedhjet e vendore e të dënojnë ndonjë bedel të dorës së dytë që të thënë se drejtësi e re vazhson”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply