BBC: Rusia transferoi 500 mijë dollarë për PD-në e Bashës në 2017

Rusia ka transferuar në mënyrë të fshehtë mbi 300 milionë dollarë për parti politike, drejtues dhe politikanë të huaj në mbi 24 vende të botës, duke nisur nga viti 2014, raporton BBC, duke veçuar 500,000 dollarë për të mbështetur PD-në ë zgjedhjet e vitit 2017. Gjithashtu, edhe sipas DASH, në rajon financuan partitë ose kandidatët në Bosnje dhe Mal të Zi.

Po ashtu, Kremlini ka përdorur dhe Brukselin si një qendër për fondacionet dhe frontet e tjera që mbështesin kandidatët e ekstremit të djathtë.

Autoritetet ruse deri më tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike mbi pretendimin e SHBA.

Ndërkohë, disa zëra demokratë që kanë reaguar për këtë fakt, publikuar nga amerikanët, kanë thënë se “duhet të hetohet”.

Siç dihet, ato zgjedhje erdhën pas një aksioni politik demokrat me një çadër opozitare të ngritur pas godinës qeveritare në bulevad, e cila qëndroi me muaj dhe u mbyll pas një marrëveshjeje mes Ramës e Bashës. Zgjedhjet më pas u fituan nga PS-së.

About Redaksia2

Check Also

SPAK: Bardhi nuk ka shpifur për akuzat ndaj Olsi Ramës tek kokaina

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi …

Leave a Reply