Berisha: Ja pse jemi angazhuar në procesin e reformës territoriale

Kryetari i PS, Sali Berisha shpjegoi përpara deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë se, pse PD është angazhuar për reformën territoriale, në kushtet kur nuk i ka votat e nevojshme për këtë proces.

“Qytetarët shqiptarë mund të shtojnë pyetjen: ju nuk keni votat, pse angazhoheni në këtë proces.
Pyetja është e drejtë. Por ne angazhohemi në këtë proces sepse reforma territoriale është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetarin shqiptar.

Ne përgatisim variantin tonë, të cilin e kemi shumë të qartë se me një armik të lirisë së shqiptarëve, si Edi Rama, që bën gjithçka për të dominuar dhe sunduar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohet.

Por ama, një votim masiv i shqiptarëve për PD-në dhe opozitën, bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale, e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe Shqipërisë, pasi dihet se me progresivin drejt BE-së, bashkëpunimi i rajoneve është një nga bashkëpunimet më të rëndësishme në kuadër të këtij integrimi. Europa është Europa e rajoneve. Shqipëria do i përshtatet këtij standardi evropian me platformën që kemi përgatitur”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

BIRN: PS kundër hetimit parlamentar të Ilir Beqjas për PPP-të në shëndetësi

Mazhoranca socialiste ka kundërshtuar të premten në Konferencën e Kryetarëve kërkesat e opozitës për ngritjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *