Berisha: Erion Veliaj ndërton shkolla me 5 mln euro, BE-ja i ndërton me 620 mijë euro

Sa u rrit borxhi gjatë periudhës 2005-2013. Borxhi u rrit me 320 miliardë lekë, dhe të ardhurat me 500 miliardë lekë. Në total, me borxh dhe të ardhura këta kishin 900 miliardë dhe ne kishim në total 830 miliardë. Por pse nuk ndodh kjo? Sepse këta i vjedhin, i vjedhin dhe vetëm i vjedhin.

Sepse këta ndërtojnë një kilometër rrugë me çmim absolutisht, 4-6-8 dhe ka raste edhe 13 herë më të shtrenjtë se sa është kostoja e ndërtimit. Këta ndërtojnë 1 km autostadë në fushë me 22 milionë euro. Në të gjithë Europën, në fushë 1 kilometër autostradë nuk ndërtohet kurrë më shumë se 3 milionë euro.

Ndërtimi ka manuale, që përcakton me saktësi çdo çmim që përdoret. Një manual është i BE-së dhe njëri i SHBA-së. Ata kodifikojnë çmimet. Por përjashtim absolut bën Edi Rama me administratën e tij.
Ndërtojnë shkolla. Çfarë ndodh sot në Tiranë? Në Tiranë ndërtohen nga donatorët, të cilët i kanë besuar paratë UNDP-së, që i administron. Ajo ndërton një shkollë me 620 mijë euro. Me 620 mijë euro ndërtohen shkollat në të gjithë territorin e BE-së.

Erion Veliaj ndërton shkolla me 4-5 apo 3 milionë euro. Kjo është e vërtetë. Shkolla ‘Sami Frashëri’, 5.2 milionë euro. Shkolla ‘Bashkim Fino’ 4.2 mln euro. Pra çfarë bëhet. Të gjitha këto me paratë e qytetarëve, duke vjedhur.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply