Berisha: Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë, rrogat e pensionet duhej të ishin 3-fishuar

Për 30 vite Shijaku ndryshoi shumë, Shqipëria ndryshoi shumë. Nga viti 2007-2014, banorët e Shijakut, Shqipërisë, u rritën nga viti në vit dhe kjo është statistikë e vërtetë. Nga viti 2014 deri në vitin 2021, nga Shijaku, Durrësi, Tirana dhe mbarë Shqipëria u larguan 26% e popullatës, më shumë se 744 mijë qytetarë, veç në BE, pa llogaritur këtu ata që ikën në Kanada, SHBA apo vende jashtë hapësirës evropiane.
Nuk mund të themi se këtu ishte tirania e mjerimit, por një politikë shpresëvrasëse e një trashëgimtari të nomenklaturës së vjetër, arriti të godasë, vrasë shpresën nga muaji në muaj, viti në vit, të krijojë tek të rinjtë, por jo vetëm ata, bindjen që Shqipëria nuk bëhet dot nga shqiptarët.

Po marrim qytetarët, punonjësit, punëtorët, pensionistët, të cilët nëse deri në vitin 2013, me një arritje historike, ne arritëm të kemi si rrogëtarë, pagën mesatare më të lartë në rajon, më të lartë se Serbia, Rumani e Bullgaria. Nga viti 2014, rrogat dhe pensionet, jo vetëm që nuk u rritën, por ato për shkak të dyfishimit të çmimeve të produkteve bazë, ato kanë pësuar një rënie të paktën 20-30 %. E vërteta është se sot ne marrim rrogë më të ulët se Kosova, 20-30%. Një mjek në Kosovë, paguhet 1200 euro, një infermiere 700 euro. Një ushtarak në Kosovë merr 40-50 % më shumë se një ushtarak në Shqipëri.

Duhet të ushtrojmë pyetjen, pse kjo? Nuk kishte fonde e para Shqipëria ta bënte këtë? Fonde dhe para Shqipëria pati të paktën 3 herë më shumë se Kosova. Dhe unë po ju jap një shifër; nga viti 2014 deri në vitin 2021, Edi Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë. Ka pasur një rritje nga ekonomia, 400 miliardë. Ju garantoj ju se në këto vite me 900 miliardë lekë, rrogat dhe pensionet e shqiptarëve, pa asnjë problem, mund të ishin trefishuar. Ne sot mund të kishim një rrogë mesatare jo 400 euro, por 800-1000 euro.

Ku e bazoj unë këtë. Nga viti 2005-2013, rrogat u rritën mbi dyfish, pensionet u dyfishuan. Nga ana tjetër ju jeni dëshmitarë se u ndërtuan rrugë, tunele, superstrada më shumë se në të gjithë rajonin, thotë Bashkimi Europian, ose mbi 11 mijë kilometra. Në 4 vite, Agim Hoxha në komunën e tij, asfaltoi dhe ndërtoi 49 km rrugë. Në një kohë kur, para 3 muajsh kryetari i qarkut të Korçës i raportonte Edi Ramës se në këtë qark gjatë qeverisjes së tij 8 vjeçare, ishin asfaltuar, rindërtuar 51 km rrugë. Kjo është e vërteta.

About Redaksia

Check Also

Zëri i Amerikës: Rritja e çmimeve ka vënë në vështirësi një pjesë të gjerë të shoqërisë

Në Shqipëri rritja e çmimeve, që prej muajit shkurt kur nisi agresioni rus në Ukrainë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published.