Berisha: Sistemi shëndetësor i rrënuar, Rama ndoqi një politikë çnjerëzore gjatë pandemisë 

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në një takim me banorët në Shijak se sistemi shëndetësor është i rrënuar. Berisha tha se kryeministri Edi Rama ndoqi një politikë çnjerëzore gjatë pandemisë.

“Berisha tha se, në kulmin e pandemisë, mjekë e infermierë largoheshin nga vendi për paga më të mira, ndërsa shtoi se qeveria mendonte se COVID do të zgjidhej me autoblinda në rrugë.

Është, e vërtetë që vendi është në një rrokullisje të madhe, Shijaku është në një rrokullisje të vërtetë dhe se ka nevojë për një ndërhyrje të fuqishme emergjente, ka nevojë për një angazhim dhe mobilizim të madh për të shpëtuar Shqipërinë dhe Shijakun nga ky regjim që funksionon si një makineri mafioze, mashtrimi, si një makineri gjigante vjedhjeve, varfërimi dhe rrënimi të qytetarëve shqiptarë dhe vendit.
Ju keni trajtuar këtu probleme themelore, me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare, krahas varfërisë, si mjekësia dhe arsimi. Në këto kohë, Tirana rezulton në 10 pozicionet më të ulëta në vota për sistemin shëndetësor në një klasifikim me 253 qytete.

E gjithë bota e pati fatkeqësi Covidin, por jo të gjithë njësoj. Ne pikërisht për shkak të kësaj shëndetësie të shkatërruar ne humbëm burra, gra, të rinj më shumë se në çdo vend në Europë dhe u ngjitëm në 3-4 vendet me vdekshmërinë më të lartë nga Covid në botë, e diktuar kjo absolutisht nga një politikë çnjerëzore e atij njeriu që është sot në pushtet.

Cila qe ajo politikë? Ajo politikë ishte një përqendrim çnjerëzor i shtrimeve, një bllokim i shtrimeve në spitale, një kufizim i shtretërve. Dhe përsëri do të marrim vetëm Kosovën. Kosova me 2 milionë banorë vendosi në dispozicion të Covid 1200 shtretër dhe Shqipëria me 3 mln banorë 630 shtretër dhe këto i vendosi në fund.

Kishte një mënyrë për të shpëtuar njerëzit, pasi krahas ilaçeve etj, ka disa praktika të domosdoshme. Cila ishin ata: shtrim sa më shumë, kjo ishte. Nga Tropoja, Kukësi, shkonin e shtroheshin në Gjakovë e Prizren, sepse Kosova nuk e kishte përqenduar shtrimet në Prishtinë, siç bëri ky. Por i hapi shtrimet edhe në spitale të tjera.

Në kulmin e epidemisë, mjektë iknin, infermierët iknin, sepse kërkoheshin shumë me rroga shumë më të larta. Kurse këtu bëhej sikur ne jemi suksesi dhe mendohej se me autoblinda do të zgjidhej pandemia e Covid. Ndaj dhe dolëm ndër 3-4 vendet në botë më të dëmtuara nga Covid”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërkohet dyfishimi i çmimit të biletës së urbaneve

Operatorët kryesorë të transportit urban ngrenë shqetësimin e mosstabilizimit financiar të sektorit e ndikuar nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published.