Bylykbashi: Vota e shqiptarëve do na japë mundësinë që ta bëjmë të mundur reformën e re teritoriale

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh në mbledhjene Grupit Parlamentar të PD se, reforma e re teritoriale është një proces që ka filluar dhe ne, siç e tha dhe kryetari, do të vazhdojmë gjithomë e më fort dhe vota e shqiptarëve do të jetë dhe mandati që do të na japë ne munësinë që këtë ta bëjmë të mundur në çdo rast.

Fjala e plotë e Bylykbashit

Zoti Kryetar, të nderuar kolegë, në cilësinë e nënkryetarit të partisë, i ngarkuar me çështjet e reformave, bashkë me sekretarin e Partisë Demokratike për çështjet e pushtetit vendos Z.Asllani, ngritëm një grup pune, fillimisht për t’ju përgjigjur këtij momenti shumë të rëndësishëm.

U ripërsërit mundësia që të diskutohet për një nga çështjet e rëndsësishme në funksionimin e shtetit siç është reforma teritoriale administrative.

Një ndarje e drejtë, e saktë, funksionale e pushtetit vendos është një gur themeli i rëndësishëm për stabilitetin e funksionimit demokratik të një vendi. Nuk dua të përsëris ato që tha Z.Berisha në llidhje me faktin që reforma e vitit 2014 ka dështuar dhe për këtë nuk ka më nevojë për prova.

Ka dështuar në apektin e demokracisë vendore, ka dërrmuar tashmë raportin midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve, ka dërrmuar decentralizimin, një periudhe mbi 20 vjeçare ku të gjithë ne jemi përpjekur, pas rënies së komunizmit që të decentralizojmë pushtet sa më pranë qytetarëve. Tashmë kjo është e harruar.

Ka dërrmuar aspektet e financave të pushtetit vendor, sot një pjesë e madhe e këtyre bashkive që u krijuan pas vitit 2015 kur ajo u zbatua, janë tashmë me probleme të rënda financiare, administrimi, i cili është gjithnjë e më shumë i politizuar dhe i kalbur nga korrupsioni, por mbi të gjitha edhe zhvillimin e këtyre njësive. Projekte të mëdha në komunitete, në njësi që dikur ishin duke u zhvilluar në mënyrë të ndejshme, sot janë ndërprerë sepse financat, taksat që mblidhen prej tyre janë transferuar drejt qendrave. Pra qartazi ishte një projekt centralizimi puhteti nga Edi Rama për ta bërë më të thjeshtë kontrollin e qeverisë përmes një dore për të grabitur, për të vjedhur sa më shumë taksat dhe resurset e shqiptarëve.

Pasojë ndër të tjera është edhe shpopullimi i rajoneve të Shqipërisë, sepse kanë humbur mundësinë që aty ku ata jetojnë të kenë mundësinë për një jetesë dinjitoze.

Në kuadër të kësaj, ngritëm këtë grup pune i përbërë me ekspeertët më të mirë që ka Partia Demokratike por edhe jashtë saj. Gjithashtu me njerëz me personalitete me eskperiencë të jashtëzakonshme në pushtetin vendor, të zgjedhur në nivelin e kryetarëve të bashkive, të kryetarit të qarkut, këshilltarë, me përfaqësim nga e gjithë shqipëria, me të cilët diskutuam kriteret me të cilat Partia Demokratike do t’i qaset kësaj reforme.

Kemi bërë dhe një proces konsultimi, më shumë për to do të flasë Z.Asllani. në përfundim kemi arritur në një konkluzion, në një propozim i cili është këtu i hapur për diskutim në mënyrë që në fund të saj ne të kemi projekti i cili do të paraqitet në parlament në formën e një projektligji, pikërisht për të bërë të qartë se ne jemi të vendosur për ta çuar këtë përpara.

Sigurisht nuk mbyllet aty, tashmë ky është një proces që ka filluar dhe ne, siç e tha dhe kryetari, do të vazhdojmë gjithomë e më fort dhe vota e shqiptarëve do të jetë dhe mandati që do të na japë ne munësinë që këtë ta bëjmë të mundur në çdo rast.

Nuk po zgjatem më tej, do doja t’ja jepja fjalën Z. Ylli Asllani, sekretar për pushtetin vendor në Partinë Demokratike i cili në konsultim dhe me punë dhe me degët e Partisë Demokratike apo me faktorë të tjerë në gjithë Shqipërinë, bashkë me grupin e punës ka arritur të mbyllë këtë projektpropozim.

About Redaksia

Check Also

Banorët e Tiranës s’kanë vende për çlodhje, rekreacion, aktivitet sportive! Të premten bashkohemi në shesh

DEKALRATË E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GRIGELS MUÇOLLARI: Erjon Veliaj thotë se, ai bashkë …

Leave a Reply