Harta e re e propozuar nga PD me 95 bashki

Në kuadër të reformës territoriale, Partia Demokratike ka dalë me një propozim konkret.

Gjatë tryezës me grupin demokrat, ekspertët Oerd Bylykbashi dhe Ylli Asllani kanë propozuar ndryshimet.

Kështu, nga 61 bashki, në vend do jenë 95 bashki në 13 qarqe.

Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është për 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.

Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.

Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.

Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golemi, Ardenica, Levani, Cakrani, Fratari.

Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi.

Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në bashki.

Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi.

Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi.

Në Kukës nga 3 bëhen 5 bashki.

About Redaksia2

Check Also

Shqipëria, ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimit të bukës në Europë

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë para një rritje të lartë të çmimeve të bukës …

Leave a Reply

Your email address will not be published.