Boçi: Grupi i punës ka zhvilluar takime me grupet e interesit në të gjitha qarqet

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Luçiano Boçi u shpreh gjatë mbledhjes se Grupi i punës ka zhvilluar takime frekuennte me grupet e interesit, me qytetarë pothuajse në të gjitha qarqet për reformën e re teritoriale.

Të nderuar deputetë, ju përshëndes. Së pari ju uroj suksese në këtë sesion të ri parlamentar.
Sot jemi mbledhur për të paraqitur raportin për reformën teritoriale, të përpunuar nga grupi i punës, të ngritur pranë Partisë Demokratike. Grupi i punës ka zhvilluar takime frekuennte me grupet e interesit, me qytetarë pothuajse në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Ka marrë mendimet e tyre, i ka bashkërenditur në raport edhe me kërkesat e tjera të deputetëve dhe sot do të paraqesë këtë raport. Përmbi këtë raport, i cili do të marrë formën finale në fund të mbledhjes, çdo deputet, përfaqësues i qarkut, në bazë të kërkesave që ka marrë nga qytetarët mun të kërkojë modifikime, ndryshime, që përputhin pikërisht atë që duhet të arrijë kjo reformë, kërkesën e qytetarit, me qëllim që shërbimi i njësisë bashikake-lokale të shkojë si shërbim ndaj qytetarit dhe jo të jetë një reformë matematikore, të numrave, të votave politike.

Për detajet ne do të dëgjojmë drejtuesin e grupit të punës që është Z.Bylykbashi, por së pari dua t’ja kaloj fjalën kryetarit të Partisë Demokratike Z.Sali Berisha.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Pushime luksi dhe forma seksi, kush është drejtoresha e Veliajt që…

Këtë të enjte u lëshuan 9 urdhër-arreste në lidhje me dosjen “5D”, ku u arrestuan …

Leave a Reply