Meta kujton takimin me Ambasadorin amerikan për dosjen e Bashës

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar financimin e PD nga rusët, një çështje e cila ka ardhur në vëmendje dy ditët e fundit nga një raport amerikan i cili sugjeron se PD, në atë kohë e drejtuar nga Lulzim Basha, ka përfituar gjysmë milioni dollarë, për financimin e fushatës elektorale.

I ftuar në Ora News, Meta u shpreh se në atë kohë ambasadori amerikan i ka shkuar në zyrë dhe ka ngritur këtë shqetësim. Ai shtoi se lëvizjet e Bashës që nga ajo kohë kanë qenë dhurata ndaj Ramës për kapjen e shtetit.

“Këtu ka pasur një problem dhe kjo është e qartë. Kam thënë përpara që ish ambasadori amerikan në atë kohë më ka ardhur në zyrë si president dhe më ka ngritur këto shqetësime sipas tyre. Është në koherencë edhe me lajmin e sotëm. Nuk e kam marrë seriozisht. E kam menduar të njëanshëm. Mother Jones në atë kohë kishte publikuar edhe një mashtrim për LSI dhe ndaj nuk e mora seriozisht.

Unë nuk do hyj te kjo çështje sepse këtë e dinë më mirë SHBA. Ajo që është e qartë është se veprimet që Basha ka marrë që nga ajo kohë në planin e brendshëm kanë qenë dhurata të paimagjinueshme për Edi Ramën. Bojkoti i reformës në drejtësi, largimi nga parlamenti dhe pushteti vendor. Janë tre akte që na kanë sjellë në këtë situatë”, deklaroi Meta.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e drejtuesit të Ambasadës së SHBA: Njerëzit duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit

Zëri i Amerikës:  Zoti Wisner, drejtësia duket se mbetet një prioritet për diplomacinë amerikane në …

Leave a Reply