Nga Paul Ronzheimer, BILD
Janë emocione të pastra ato që mund të ndjehen këto ditë në zonat e çliruara nga ukrainasit.
Lotë emocionesh, por edhe lot paniku e frikë nëse lufta ka mbaruar vërtet për fshatin e tyre, qytetin e tyre, apo nëse ushtria ruse mund të përpiqet sërish për të ripushtuar.
Në sfondin e debatit nëse duhen dërguar tanket gjermane në Ukrainë, mund të thuhet vetëm një gjë: Kancelar, shikoji këto qytete të çliruara!
Pa dërgesat e armëve perëndimore, një qytet si Balaklyia nuk do të ishte rimarrë kurrë. Pa armë, këta njerëz tani do të ishin përgjithmonë në mëshirën e Rusisë. Pa armë, identiteti i tyre ukrainas do të zhdukej.
Të mërkurën, drejt nesh po vinin disa gra që qanin. “Nuk e besoja ndonjëherë se do të vinte çlirimi,” tha njëra prej tyre. “Kur ushtarët ukrainas ishin para shtëpisë sonë, nuk mund ta besonim”.
Ka miliona ukrainas që nuk kanë ende ushtarë ukrainas në derën e tyre, por luftëtarë rusë, në mëshirën e të cilëve ata janë plotësisht.
Kjo edhe për shkak të hezitimit të qeverisë gjermane për të furnizuar me tanke! Tani për tani, në këtë fazë, ushtria ukrainase ka nevojë për tanke Leopard në veçanti për të siguruar zonat dhe për të çliruar më shumë territore.
Në qershor të këtij viti, kancelari Olaf Scholz ishte në Buça, pa tmerret e luftës me sytë e tij dhe premtoi ndihmë.
Jam i sigurt se nëse kancelari do të udhëtonte në Balaklyia dhe do të përqafonte gratë që qanin nga lumturia, ai do të dinte çfarë të bënte.
Gjermania duhet të jetë në anën e duhur të historisë dhe të ndihmojë Ukrainën më shumë ushtarakisht!