Rama feston me rritjen e çmimeve. As me Kosovën nuk krahasohemi për mbështetjen ndaj qytetarëve

Pse ikin, ikin në dëshpërim të madh sepse varfëria po troket gjithnjë e më shumë në dyert e shqiptarëve. Sa u rritën çmimet gjatë këtyre 6 muajve. Ju jeni dëshmitarë vetë, çmimet janë rritur me 30-40 %, e në disa raste edhe me 100% apo më shumë. Dhe sot ushqimet bazë në Shqipëri janë më të shtrenjta 7-10% më të shtrenjta se sa në vendet e BE-së, ndërkohë që ne jemi 5-6 herë më poshtë në rroga.

Dhe ky ka vendosur bordet. Ky feston me rritej e çmimeve. Pse feston? Sepse me rritjen e çmimeve, gota e ujit që kushton 10 lekë u bë 20. Nëse përpara ky merrte 2 lekë, tani merr 4 lekë të TVSH-së. Po ta dëgjoni ministren se si flet, po thotë, ekonomia po rritet nga disa faktorë. Po rritet duke rrjepur qytetarët. Kjo nuk është rritje, por antirritje.

Nëse rritja ka për mision prosperitetin, begatimin, kjo rritje i shndërron burimet pasurore, produktet në një mallkim për qytetarët. Çfarë bën ky. Kosova se tani nuk ka nevojë të krahasohemi me asnjë vend tjetër, por me Kosovën dhe Maqedoninë.

Kosova për këtë rritje i jep çdo pensionisti 100 euro. I jep çdo punonjësi të ndërmarrjeve publike 100 euro. Dyfishon ndihmën ekonomike. I jep çdo studenti 100 euro dhe punonjësve të administratës 50 euro.

Po pse, ku i merr. Me rritjen e çmimeve, edhe pse atje janë rritur më pak se këtu, arka e shtetit ka fituar më shumë dhe ato ua kthen qytetarëve. Ky sa u kthen, 10%. Po rris rrogat e mësuesve 9%, po u jap pensionistëve 10% shtesë. Pra ky tallet. Në mentalitetin e vjetër beson se duke i varfëruar njerëzit i përkul më kollaj dhe i nënshtron më shumë, se ndryshe nuk kuptohet kjo.

About Redaksia

Check Also

SPAK ka hetuar vetëm 3 javë për Veliajn dhe ka mbyllur çështjen! Si ka mundësi që heton prej 3 vitesh Berishën pas asnjë provë

DEKLARATA E KORDINATORIT RAJONAL TË TIRANËS, KLEVIS BALLIU: Më 9 shkurt 2024, në emër të …

Leave a Reply