Berisha: Rama hoqi taksën për qumështin pluhur që marret nga Serbia. Importet serbe janë rritur 250%

Merr fermerët. Fermerët sot janë në falimentim të vazhdueshëm. Isha në Përrenjas. Çfarë më tha një fermer. Në fshat kishim 400 lopë, tani ato numërohen me gishtat e dorës. 674 mijë bagëti të imëta, gjedhë, etj., janë më pak sot se në vitin 2018.

Po pse, sepse nafta, plehrat kimike, etj., janë rritur çmimet. Atij dengu i bari i shkon më shtrenjtë se sa fiton me litrin e qumështit dhe e ther. Arritëm në 2013 të bëhemi eksportues qumështi dhe tani ndryshon ligjin dhe heq taksën për qumështin pluhur që marrim nga Serbia.

Kosova jep 400 euro për hektarin e grurit dhe mbjell shumë grurë. Kosova nuk them se ka sipërfaqe të mëdha, por sipërfaqe gruri mund të ketë edhe më të madhe se Shqipëria dhe jep 400 euro për hektar. Ky jep 5 mijë lekë për hektar.

Ky hap kufijtë dhe na del me ‘Ballkanin e hapur’. ‘Ballkani i Hapur’ është shkatërrimi i prodhimit bujqësor në Shqipëri. Importet serbe në Shqipëri brenda 1 viti e gjysëm janë rritur me 250%, ndërsa eksporti i Shqipërisë në Serbi është rritur me 30% nga të cilat 20 e ca përqind janë plehra kimike, që i sjellin oligarkët e Ramës të cilët nuk i shesin sot për çmimet që kanë dhe i rieksportojnë në Serbi.
Pra janë bërë të gjitha këto rrënime.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Berishës: Sistemi TIMS u sulmua nga hackera qeveritarë, do zhduknin lidhjet e qeverisë dhe të deputetëve me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha lëshoi akuza të forta, duke shtuar se sistemi TIMS …

Leave a Reply

Your email address will not be published.