Tabaku: Do ja tregojmë drejtësisë këtë që SHBA ka thënë për Bashën

Lajmi se Moska ka financuar me 500 mijë dollarë Partinë Demokratike të Shqipërisë në vitin 2017 ka trazuar sërish politikën shqiptare.

Në lidhje me këtë lajm të publikuar nga Zëri i Amerikës ka reaguar deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila thotë se për këtë do të flasë drejtësia jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë.

Jorida Tabaku u shpreh se nuk është marrë specifikisht me këtë çështje, ndaj dhe nuk mund të japë më shumë informacion.

“Unë nuk kam dëgjuar akuza, kam dëgjuar të njëjtin riciklim të elementëve të vjetër të 2017-s dhe nuk dua fare të bëhem pjesë e kësaj baltës dhe luftës politike për të sulmuar një individ apo individ tjetër.

Besoj që drejtësia do flasë për këtë, do flasë për këtë drejtësia këtu dhe jashtë Shqipërisë. Nuk mu duk sikur pashë diçka të re.

Personat që janë marrë me administrimin financiar kanë folur dhe do flasin, është një çështje nuk e kam mbuluar që të jap informacion. Kemi arritur në një nivel tjetër sot ku hidhen akuza më shumë brenda të njëjtës forcë politike sesa merren me kundërshtarin. Ja lë drejtësisë të flasë ashtu sikundër edhe çështjen e inceneratorëve”, u shpreh Tabaku në Euronews.

Zeri i Amerikës publikoi nje lajm, sipas te cilit nje zyrtar amerikan tha se “në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”.

Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë.

Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja, shkruan ne artikullin e saj Zëri i Amerikës.

About Redaksia2

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply