Vladimir Putini dhe Rusia janë rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në Europë.
Në kuadër të debateve të shpërthyera ditët e fundit, PD deklaron sa vijon:
PD si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve është forca e parë që ka kërkuar anëtarësimin në NATO. E ka bërë këtë, në një kohë kur të tjerët nuk kanë arritur ta bëjnë.
PD në qeveri, është ndër vendet më të para që ka firmosur partneritetin për paqen me NATO-n, në kundërshtim me interesat strategjike të Rusisë.
PD është forca që ka vendosur vendin në dispozicion për manovrat e NATO-s dhe SHBA. Në det, ajër dhe tokë. Ndërkohë që PS sillte rezoluta në parlament kundër bashkëpunimit dhe anëtarësimit në NATO.
PD në qeveri është forca që kundër interesave strategjike ruse, anëtarësoi Shqipërinë në NATO.
PD në qeveri, duke kundërshtuar interesat madhore strategjike ruse, dha një kontribut historik me rolin e saj në projektin e gazsjellësit TAP, duke mos u joshur nga asnjë presion. Ajo mbështeti, loboi për TAP, duke parandaluar kështu pushtimit të korridorit të jugut të Europës nga gazi rus.
Në organizatat ndërkombëtare, PD në qeveri ka mbështetur çdo rezolutë të SHBA dhe NATO për sigurinë në botë.