“El Universal”: Karteli i drogës “Sinaola” po transferon miliona euro për ti pastruar në Shqipëri

Gazeta prestigjoze meksikane El Universal ka shkruar një artikull ku tregohen lidhjet e mafies shqiptare dhe asaj meksikane. Është fjala për tentakulat e kartelit Sinaola, të cilat kanë arritur deri në Ballkan.

Ismael Zambada García, alias El Mayo, lider i një fraksioni të kartelit Sinaloa, rezulton të ketë aleancë me shqiptarë me qëlllimin për të pastruar miliona dollarë në biznese, pasuri të paluajtshme dhe investime në sektorin e turizmit bregdetar.

Më konkretisht, raportohet se El Mayo ka rijuar lidhje me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, një grup kriminal shqiptar që është vënë në shënjestër nga autoritetet financiare për aktivitetin e parregullt të rëndësishëm ekonomik të regjistruar në sektorët e turizmit dhe kazinove në të dy vendet, Meksikë dhe Shqipëri, shkruan El Universal.

Sipas kë mediaje, e cila u referohet burimeve të inteligjencës, katërshja shqiptare zotëron një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo, në të cilat pastrohen miliona dollarë nga krimi i organizuar.

Përveç kësaj, thuhet se ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit. Në këtë kohë, sipas autoriteteve federale, shqiptarët po kryejnë një operacion në emër të kartelit Sinaloa për të transferuar miliona dollarë në vendin e tyre përmes kompanive të para.

Siç shkruan El Universal, Lidhja mes El Mayo Zambada dhe mafies shqiptare përfaqëson një mundësi për grupet kriminale meksikane që të zgjerohen në Shqipëri, një vend i vogël ish-komunist që po joshet nga paratë nga aktivitetet e paligjshme. Autoritetet e inteligjencës kujtojnë se kartelet meksikane po zgjerohen vazhdimisht përtej kufijve të vendit, teksa arrijnë në Evropë dhe Azi.

About Redaksia

Check Also

Sulmet kibernetike, Noka-deputetëve të PS: Ju veproni si një bandë!

Këtë të hënë nisi me debate seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë për sulmin kibernetik …

Leave a Reply

Your email address will not be published.