Bie tavani në një shkollë në Lushnje, deputeti: “Zoti ruajti fëmijët”!

Një shkollë në lushnjë është bërrë rrezik për nxnësit. Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka publikuar pamjet nga shkolla fillore e fshatit Golem në Lushnjë. Ai thotë se mëngjesin e sotëm ka rënë tavani në një prej klasave, fatmirësisht kur nuk kishte fëmijë. Ai publikon foto ku duken kolonat e dëmtuara, teksa pyet ky është arsimi si në Europë.

“Zoti ruajti femijët nga tragjedia! Pamjet e mëposhtme janë te shkollës se fshatit Golem, Bashkia Lushnje. Tavani ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit kur fatmirësisht nuk kishte fëmijë!

Fotot e tjera tregojnë që kolonat dhe traret e betonit janë duke çeduar dhe paralajmerojnë një tragjedi më të madhe. I kanë dhënë një bojë që ti maskojnë por vetëm sa kanë mbuluar një katastrofë urbane.

Kush ishte inspektori që ka verifikuar sigurinë e strukturës shkollore nga Bashkia Lushnjë? Po nga ZA Lushnjë ka denjuar njeri të verifikojë?

Zonja ministre jeni lajmëruar ju për këtë katrahurë? A e dini ju se kjo shkollë ka që në vitet 70 që nuk vihet dorë?

Ky është arsimi juaj si në Europë? Turp e faqe e zezë. Por shyqyr që ka zot e suvatë bien natën e jo mbi kokat e fëmijëve”, shkruan Korreshi.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply