Racizmi ndaj Vinicius Junior, reagon Pele: BailaViniJr…

Legjenda e futbollit brazilian, Pele ia ka dedikuar një status sot në profilin e tij në Instagram, sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior, pasi që ai ka qenë disa herë subjekt i racizmit në futboll.

Pele ka pasur fjalë të mëdha për lojtarin, derisa ka thënë se në botën e “futbollit fatkeqësisht ende ka racicës”.

“Futbolli është kënaqësi, është edhe më shumë së kaq. Është një kënaqësi e vërtetë”, ka shkruar fillimisht Pele.

“Edhe pse fatkeqësisht, racizmi ende ekziston, ne nuk do të lejojmë kjo të na pengojë ta vazhdojmë buzëqeshjen. Ne do të vazhdojmë ta luftojmë racizmin çdo ditë në këtë mënyrë: duke luftuar për të drejtën tonë që të jemi të lumtur dhe të respektuar. #BailaViniJr (VallëzoViniJr”, ka shkruar Pele.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo merr çmimin e golashënuesit më të mirë në histori të Kombëtareve

Cristiano Ronaldo e ka marrë sot një çmim special në karrierën e tij. Më saktësisht, …

Leave a Reply

Your email address will not be published.