“Juventusi është skuadër mediokre edhe me Pogbanë, Di Marian dhe Chiesan”

Mentori i Max Allegri, Giovanni Galeone beson së Juventusi janë një “skuadër mediokre” edhe nëse aty luajnë Paul Pogba, Angel Di Maria dhe Federico Chiesa dhe insiston që Bardhezinjëve ju duhet një mrekulli që të përfundojnë në katërshen e parë në Serie A.

Galeone ka qenë shpesh kritik për Juventusin, prej që Allegri u kthye në drejtimin e kësaj skuadre një vit më parë. Në fillim të kësaj vere, ai tha se Bardhezinjve ju duhet një mrekulli për ta fituar titullin pa bërë disa përforcime, por pritjet e tij janë edhe më të ulëta pas ndeshjeve të para të këtij sezoni.

“E kam thënë në verë dhe e përsërisë edhe sot që Juventus janë një skuadër mediokre edhe nëse në të luajnë Paul Pogba, Angel Di Maria, Federico Chiesa dhe lojtarët e tjerë të lënduar”, tha ai për La Gazzetta dello Sport.

“Pa ta, ata do të kenë rënie edhe më të madhe dhe paraqitje të dobëta sikurse ajo kundër Benficas”.

Bardhezinjtë i kanë humbur dy ndeshjet e para në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori dhe kanë vetëm dy fitore nga tetë ndeshjet që kanë bërë në të gjitha garat.

“Nëse me duhet ta fajësojë Allegrin atëherë këtë mund ta bëjë vetëm për afatin e tij kalimtar. Mendoja që zëri i tij do të dëgjohej që të bëheshin disa shitje dhe të silleshin disa transfere të reja. Paredes është trajtuar si një kampion, por ai nuk është Pirlo”, tha Galeone.

“Allegrit i duhet një mrekulli që t’i kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe të përfundojë në vendin e katër në Serie A”.

Megjithatë, tekniku tuskan po ashtu ka nevojë të tregojë disa nga ndeshjet e tij më të mira me këtë skuadër, pasi që konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të mirë në futbollin italian.

“Juventusi ka nevojë për Maxin e parë, një trajner me tru gjeniu i cili mund ta lexojë lojën dhe lojtarët e tij mirë”, pranoi Galeone.

“Në të kundërtën, gjithmonë i shoh të njëjtat gjëra të Juve që mua nuk me pëlqejnë. Ai nuk i ka në skuadër profesorët e futbollit si Sami Khedira apo Andrea Barzagli, por Max duhet të bëhet diçka ose nuk do të përfundojë mirë”.

Juventusi luan kundër Monzas si mysafirë të dielën në ndeshjen e fundit për këtë muaj në Serie A, pasi që skuadrat shkojnë në pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtarëve.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo merr çmimin e golashënuesit më të mirë në histori të Kombëtareve

Cristiano Ronaldo e ka marrë sot një çmim special në karrierën e tij. Më saktësisht, …

Leave a Reply

Your email address will not be published.