Kjo qeveri u vrau shpresën qytetarëve, tani u mbetet vetëm të marrin rrugën e migracionit

Fjala e deputetit Isuf Çelaj në Parlament

[📌] Sot na është paraqitur për miratim në këtë seancë Ratifikimini Memorandumit midis Republikës Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë Madhe dhe Irlandës e Veriut të përfaqësuar respektivisht nga Ministritë e Brendëshme të këtyre vendeve e cila ka të bëjë me shkëmbimin e informacionit lidhur me migracionin, në thelb nuk është gjë tjetër veçse nje instrument ligjor që mundëson marrjen e informacionit nga autoritetet britanike nëpërmjet autoriteteve tona kompetente per te lehtësuar kthimin e emigranteve te parregullt shqiptare ne atdhe.

[📌] Thënë me fjalë të tjera, se politikat e strategjitë e zhvillimit ekonomik të kësaj mazhorance kanë dështuar dhe vetëm sa kanë thelluar varfërinë e qytetarëve të thjeshtë duke e orientuar shfrytëzimin e pasurive drejt grupeve të caktuara kryesisht klientëve të afërt me të.

[📌] Kjo politikë e ka ndarë vendin aktualisht po të shikosh hartën e investimeve në këto 9 vite ku pjesa e investimeve në veri është shumë herë më e vogël se në jug duke çuar në thellimin e varfërisë kryesisht në qarkun e Kukësit dhe mund të themi se sot kjo ndarje është në klient të qeverisë dhe në emigrantë. Këta te fundit e ndjejnë dhe provojnë mbi kurriz padrejtesinë sociale që mbretëron.

[📌] Përveç varfërisë këta emigrantë kanë humbur shpresën për drejtësi sociale pasi mundësitë janë të pakta për të bërë të mundur që të ndërtojnë jetën normalisht këtu në vendin e tyre.

[📌] Në këtë emigracion me destinacion Britaninë, bie në sy për masivitetin e largimit të qytetarëve nga zona e Kukësit, Hasit e Tropojës! Kjo nuk është rastësi. Përveç varfërisë ekonomike, shteti dhe mungesa e dorës së tijë kanë kohë që i kanë braktisur këto krahina madje duke u hequr edhe shërbimet bazë siç edhe i kam paraqitur si shqetësim këtu përpara jush, qytetet janë kthyer në fjetina pasi rinia po ikën çdo ditë!

[📌] Pra qeveria u ka hequr shërbimet bazë, i ka varfëruar, u ka vrarë shpresat duke i detyruar këta të dëshpëruar të marrin arratinë. Në këtë kontekst, i vetmi shërbim që ofron shteti është ky memorandum për kthimin e tyre. Sigurisht këtu nuk mund të paragjykohet Britania pasi migracioni i paligjshëm është bërë shqetësim për qeverinë e saj se në morinë e emigrantëve që kalojnë La Manshin në mënyrë klandestine ka edhe element të krimit të organizuar shqiptar pra problemi qëndron se ne po eksportojmë krim dhe kjo është shqetësimi më i madh i tyre, por qeveria Britanike është në të drejtën e saj për të kthyer emigrantët që kalojnë në rrugë të paligjshme. Por nuk mund të lihet pa theksuar se qeveria shqiptare si ofertë të vetme për këtë emigracion ka këtë memorandum me karakter policor. Ky memorandum i kthen emigrantët, por jo shpresën. As i lufton rrënjët sociale se përse ka emigracion, të tillë nga vendi ynë. Mjafton të kujtojmë se fenomeni ka qënë po kaq i lartë edhe disa vite më parë në Francë ku qeveria dërgoi katër oficere në këtë vend.

[📌] Emigracioni nuk mund të mbyllet me forma policore, sepse nëse qetësohet në një vend, do të shpërthejë në një vend tjetër. Duhen luftuar rrënjët e tij sociale. Por kjo qeveri nē vend që të shkulë këto rrënjë ajo i ka vaditur e po i vadit ato çdo ditë duke bërë fakt shpopullimin e zonave e krahinave të tëra!

[📌] Ndigjova kolegë të mazhorancës që thanë se deputet e zonave ku ka fluks të shtuar migracioni të bëhen pjesë e implementinit tē programeve të zhvillimit qē sigurojnë punësim etj, shumë mirë do ishte!

[📍] Por për ç’farë programesh punësimi flisni ju që me ardhjen tuaj në pushtet u rritët taksat,u mbyllët zyrat e shërbimeve, u mbyllët filjalin e Universitetit, nuk ka shkolla profesionale etj, ç’farë u mbetet atyre tjetër kur shumica e familjeve janë në kushtet e mbijetesës.

[📍] Qarku i Kukësit ka të ardhurat më të ulëta për frymë krahasuar me Tiranën do ti duhen plot 20 vite për të arritur nivelim e të ardhurave për frymë Tiranën sikur zhvillimi i sajë të qëndrojë në vend!

[📍] Atyre nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të marrin rrugën me shumë rrisqe të migracionit biles edhe duke marrë para borxh për të paguar ata persona që i kalojnë me gomone në brigjet Britanike, e duke qënë të futur nën presionin e pagesës së borxhit bien pre e grupeve kriminale duke u përfshirë në veprimtari kriminale!

[📍] Një qytetar nga Hasi në një takim që kisha përoara ca ditësh në qytetin e Krumës mes lotësh më tha se nga varfëria e mungesa e shpresës jam detyruar t’i nis me gomone për në Londër të dy djemtë në moshat 14 e 18 vjeç, pasi nuk kam asnjë mundësi që këtu tju sigurojë pagesën e shkollës së lartë dhe as atijë të voglit shkollim profesional dhe kemi mbetur shurdhër në shtëpi vetëm me bashkëshorten!

[📌] Prandaj ajo që kërkohet sot nga ne si opozitë, por edhe nga shumica e shqiptarëve është kthimi i shpresës se ky vend mund të bëhet, dhe e vetmja shpresë mbetet bashkimi i shqiptarëve për të bërë të mundur një orë e më parë largimin e kësaj qeverie!

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë …

Leave a Reply