“U lodhe o Edvin, u lodhe, po Saliut s’ia kalove”!

Nga Agim XHAFKA

Titulli u sajua sipas vargjeve:

’U plake, u plake e dorë s’hoqe/

Që gurët e varrit t’u bëfshin…’

Fiks 26 vjet më parë Edi Rama ia shaloi karriges së pushtetit dhe akoma tund propagandën bajate hipur mbi të. Dëgjuam e ç’nuk dëgjuam. Që do na ulte taksa, që do na pyllëzonte edhe bulevardet, që sikur Enveri të çohej nga varri nuk do të prishej asnjë ndërtim, që uji do na rridhte me forcë si sperma e demit për 24 orë rresht, që vaditjen do e çonte në çdo rrënjë bime, që qindra mijëra vende të reja do hapte, që… Uf, u lodha duke numëruar vetëm çerekun e rrenave.

E normal unë, ti, ai, ne… si qytetarë bëjmë një krahasim mes Ramës dhe Berishës.

Mes dy qeverive që ia lanë vendin njëra-tjetrës.

Berisha e rriti rrogën mesatare 90%

Rama e rriti rrogën mesatare 20%

Berisha e rriti borxhin me 4.6%

Rama e rriti borxhin me 36%

Berisha rriti prodhimin e brendshëm me 66%

Ramani rriti prodhimin e brendshëm me 40%

Pa hyrë më thellë në eksodin masiv, në kanabizimin e vendit, në korrupsionin masiv në çdo qelizë të qeverisjes.

Ose në infrastrukturën e Shqipërisë.

Qeveria Berisha ndërtoi 11 mijë km rrugë e autostrada, qeveria Rama nuk po mbyll dot as tre-katër baypasse që ishin gati të përfunduara.

Dhe si qershia mbi tortë fakti: ‘Administrata publike sot ka 200 mijë të punësuar.’

Një barrë e rëndë për taksapaguesit shqiptarë. Kaq rrogëtarë për frymë nuk i ka asnjë shtet në glob.

Ndaj po i përsëris vargjet e përpunuara:

U lodhe o Edvin, u lodhe/ Po Saliut s’ia kalove’.

Ose fshatarçe:

’Këto 9 vite Edo ia ke bërë shurrën bahçes. Kaq ka arritur. Kaq’.

About Redaksia

Check Also

Sot në Ditën e Teatrit…

Nga Adriana KALAJA Sot në Ditën e Teatrit në një Kryeqytet pa Teatër, në fakt …

Leave a Reply