Vokshi: Nuk do gëzoni asgjë që keni përfituar në kurriz të shqiptarëve

Deputetja e PD, Albana Vokshi akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe korrupsion nga foltorja e Kuvendit.Vokshi zbuloi se ministrja Manastirliu nuk i është përgjigjur për disa pyetje që ajo i ka dërguar ministrisë së Shëndetësisë, ku ndër to veçoi mungesën e ilaçeve për fëmijët me leucemi dhe tumor.

“Ju siguroj që sidomos ju që keni abuzuar me paratë e shëndetit të qytetarëve, ju që keni abuzuar me paratë e arsimit të fëmijëve, kush abuzon me paratë e taksapaguesve shqiptarë, do të shkojë para drejtësisë. Nuk do t’i gëzoni paratë edhe po ti fshihni ne cep të botës!!”, theksoi Vokshi.

Deputetja demokrate akuzoi dhe ministri të tjera për mungesë transparence, përvec asaj të Shëndetësisë.

“I kam dërguar (kërkesa për informacion) Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Arsimit, Bashkisë Tiranë. A e dini cfarë ka ndodhur?? Përgjigjet nuk vijnë fare, pra Ministrat refuzojnë në mënyrë arrogante, e këtu kampion mban zv. Kryeministra, znj. Belinda Balluku të cilën e kam pyetur në mënyrë të përsëritur informacion për shembjet e banesave në Unazën e Laprakës, Kamëz ë Paskuqan, 5 Maji etj…”, tha Vokshi.

Më tej ajo shprehu bindjen se qeveria do të abuzojë me fondet që do të sigurohen nga Marrëveshja IPA 3. “Sepse kësaj qeverie nuk i interesojnë standardet e BE-së, por i interesojnë vetëm fondet”, tha Vokshi.

Ajo deklaroi se fondet e IPAs janë më shumë se të nevojshme për Shqipërinë, por shtoi se duhen monitoruar nga afër në mënyrë që fondet e IPAs të mos shpërdorohen sic janë shpërdoruar fondet taksapaguesve shqiptarë.

“Është lajm i mirë nëse Bashkimi Europian nuk do të mbyllë një sy dhe të lejojë që paratë e taksapaguesve europianë të mos shkojnë për demokracinë, por të zhduken në xhepat e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës”, tha deputetja.

About Redaksia

Check Also

Qelia ku “sëmuren” zyrtarët e korrupsionit/ Gazetarja tregon çfarë ndodh brenda burgut 313

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro u arrestua më 23 Mars, pasi akuzohet se në …

Leave a Reply