Raporti i BE: Shqipëria prin në Europë për varfërinë

Eurostati BE e renditi Shqipërinë si vendin me përqindjen më të lartë të popullsisë në Europë që është e rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social. Eurostat publikoi së fundmi progresin që vendet e Europës kanë bërë në objektivat globale të zhvillimit të qëndrueshëm, në të cilin rezultoi mbi 46 % e popullsisë së Shqipërisë ishte e rriskuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin 2020 ( të dhënat për Shqipërinë i takojmë vitit 2019). Ky është niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë të dukshme edhe nga vendet e tjera të Rajonit si Maqedonia dhe Mali i zi që e kanë popullsinë të rrezikuar nga varfëria në nivele të larta.

Të ardhurat e një familje janë përcaktues kyç i standardit të saj të jetesës, por aspekte të tjera mund t’i pengojnë njerëzit në disa vende të marrin pjesë plotësisht në aktivitetet shoqërore, si p.sh. pengesa për tu përfshirë në tregjet e punes ose privimi material. Për të pasqyruar këto dimensione të ndryshme të varfërisë ose përjashtimit social, treguesi i gjerë “Të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social” mat numrin e njerëzve të prekur të paktën në një nga tre format e mëposhtme të varfërisë ose përjashtimit social:

– Varfëria e të ardhurave;

-Varfëria e rëndë materiale dhe privimi social;

-Intensiteti shumë i ulët i punës

Të dhënat për tre komponentët rrjedhin nga Statistikat e BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC). Për te tre komponentët sëbashku Shqipëria është vlerësuar me gati gjysmën e popullsisë të rrezikuar nga varfëria.

Sipas matjeve të brendshme nga INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2020 është vlerësuar me 186.242 lekë, në krahasim me 170.785 lekë që ishte në vitin 2019 dhe 160.742 lekë që ishte në vitin 2018. Në vitin 2020 janë vlerësuar 621.504 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt 659.138 individë të vlerësuar në vitin 2019.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i në vitin 2020 sipas INSTAT ishte 43,4 %, kundrejt 46,2 % vlerësuar në vitin 2019.

Shkalla e thelluar e privimit material që tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material është vlerësuar 34,7 % në vitin 2020, kundrejt 37,1% vlerësuar në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 2,4 pikë përqindje. MONITOR

About Redaksia

Check Also

Pastrimi i parave fundos euron

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 101 lekë dhe do …

Leave a Reply