Këlliçi në Capitol Hill: PD e angazhuar për ruajtjen e demokracisë dhe vlerave të lirisë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi i ftuar në Capitol Hill në Uashington DC, teksa ka takuar 19 kongresmenë dhe ish-kongresmenë, ka nd arë shqetësimin mbi gjendjen e demokracisë në Shqipëri, rritjen e autokracisë, arbitraritetit të qeverisë dhe përkeqësimin e standardeve të lirisë dhe të drejtave të njeriut.

Pas bashkëbisedimit me Anëtarët e Kongresit Amerikan z. Këlliçi mori mbështetjen e miqve amerikanë se një opozitë e fortë, e pakapur dhe që lufton çdo ditë kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit, është rruga më e mirë për t’i shërbyer vendit dhe marrëdhënieve jetike që kemi me partnerin e çmuar strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kapja e drejtësisë nga qeveria përmes një reforme të njëanshme dhe me axhendë, nuk i shërben qytetarëve dhe interesit publik. Qëndrimet e sponsorizuara pro-qeveritare të disa zyrtarëve. Po ashtu, mora garancinë se vëmendja ndaj zhvillimeve në Shqipëri, do të rritet nga ana e tyre, si dhe përpjekjet për të parë realitetin në sy, ashtu siç është, të padeformuar nga faktorë të ndryshëm”, shprehet Këlliçi.

Përsa i përket korrupsionit në Shqipëri si një çështje e papranueshme dhe që duhet marrë shumë seriozisht, Ķëlliçi ka siguruar miqtë amerikanë se Partia Demokratike është e angazhuar në betejë për ruajtjen e demokracisë dhe vlerave të lirisë, si aseti më i madh publik në një vend me orientim e vokacion pro-Perëndimor dhe se Partia Demokratike ka qenë në 32 vitet e fundit dhe do mbetet edhe në 100 vitet e ardhshme promotor kryesor i miqësisë dhe bashkëpunimit të Shqipërisë me SHBA.

“Patëm dakordësinë se qëndrimet e vërteta dhe transparente të miqve dhe partnerëve amerikanë dhe europianë do ta ndihmojnë Shqipërinë për daljen nga udhëkryqi”, ka theksuar deputeti Belind Këlliçi nga Sh.B.A.

About Redaksia

Check Also

Sa kushtoi fluturimi i fundit i kryeministrit drejt Hagës? Pse qeveria nuk pulikon shpenzimet për udhëtimet e Edi Ramës?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar …

Leave a Reply