Rama tregon si u njoh me ish-shefin e FBI që po hetohet për lidhje me rusët: Është miku im

Kryeministri Edi Rama ka folur sot per miqesine me ish shefin e FBI-se qe po hetohet ne SHBA per lidhje me ruset. Rama tha se ai vete nuk ka asnje problem, por eshte e tmerrshme tha kreu i qeverise se si behen akuzat per njerezit.

Rama u shpreh se sa kohe qendron ne kete detyre, ‘i kam marre parasysh, i pres te gjitha”.

Pyetje: Lëri rusët e Lulit, po shih rusët e tu. Do thuash ndonjë llaf për atë ish shefin e FBI mikun tat që po hetohet për lidhje me rusët?

Edi Rama: Po cilët rusë të mitë? Shefi i kundërterrorit i FBI ka qenë dhe është miku im, nuk disktuohet. Nëse ai ka një cështje të tijën me drejtësinë në SHBA kjo është çështja e tij me drejtësinë në SHBA, e lëreni të flasë drejtësia në SHBA, nuk nxirren fajtorët e nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme. Nuk është e tmerrshme për mua se unë s’kam asnjë problem e për sa kohë vijoj qëndroj në këtë detyre e kam marrë paraysh e pres shumë më tepër se kaq, i pres të gjitha, por është e tmerreshme për këtë popull, këtë vend. Bëhet fjalë për një cështje që është në SHBA, s’ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare, s’ka asnjë biznes të cfarëdollojshëm se me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd se nesër dikush mund të ketë një problem me drejtësinë në vendin e vet.

About Redaksia

Check Also

Kim-Ramës: Kush e ka në dorë këtë vend, kriminelët apo qytetarët?

CFARE THA AMBASADORJA KIM PAK DITE ME PARE Yuri Kim: Mendoj se Shqipëria ka një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.