Përmbytjet dëshmojnë vjedhjen qeveritare. Propaganda nuk mbulon dot miliona euro që vidhen

Deklaratë e anëtares së Këshillit Kombëtar Fjoralba Dizdari

Shqipëria është zgjuar sot me rrugë, qytete dhe fshatra të përmbytura, ndërprerje të energjisë elektrike dhe panik.

Në bashkitë, Fier, Elbasan, Durrës, Vlorë, Tropojë dhe në Patos, Mallakastër dhe Roskovec, janë raportuar bllokime rrugësh, shkëputje të energjisë, bllokime të zonave rurale.

Asnjë prej kryebashkiakëve socialistë të këtyre qyteve apo zonave nuk janë dukur, nuk kanë reaguar, nuk kanë propozuar rrugëzgjidhje dhe as qetësur banorët.

Me sa duket, vazhdojnë pushimet e fundjavës me familjet e tyre që i kanë të sigurta, ndryshe nga banorët që qeverisin.

Ndërkohë shefi politik i tyre, Edi Rama, bën propagandën tri orëshe në ekran dhe nuk jep asnjë llogari për milionat e shpenzuara në infrastrukture.

Pamja e përmbytjeje dhe e zonave të tëra pa energji elektrike, dëshmojnë një gjë të thjeshtë: fondet e lëvruara për të bërë punë publike, janë vjedhur.

Miti i rrremë i ‘’Rilindjes Urbane’’ me investime 360 milionë euro, zbulon çdo herë e më shumë fasadën që ndryshon pamjen, por jo gjendjen e qyteteve dhe fshatrave tona.

Siç dëshmon se, ndonjë punë është bërë, duke i uniformizuar qendrat e qyteteve, nga Jugu në Veri, por më shumë është vjedhur, duke mbushur xhepat e zyrtarëve të Rilindjes në të katër anët e Shqipërisë.

Shihni për shembull një nga mburrjet e bujshme të Kryeministrit, Pedonalen e Lushnjës, të përmbytur nga shiu dhe të kthyer në kanal kullues për qytetin.

Këto dëme dhe ky panik që përsëritet, vijnë nga keqmenaxhimi i pushtetit vendor dhe qendror. Ato shkarkojnë mbi qytetarët barrën e rëndë të taksidarëve, që të dhjetën e marrin, por punë publike nuk bëjnë.

Partia Demokratike do të ndjekë në çdo qark, çdo problematikë të banorëve, të cilët dëmtohen si pasojë e indiferencës së qeverisë dhe bashkive të tyre.
I bëjmë thirrje Ramës të lërë llogjet në Facebook dhe të shohë Shqipërinë nën ujë, pa dritë, me vetëm një rrëke shi.
Kryebashkiakët nuk janë më shumë se sekretarë të parë partie, të emëruar jo, të zgjedhur.

U bëjmë thirrje banorëve të këtyre bashkive të mbajnë shënim gatishmërinë e tyre, sa herë paniku dhe rreziku u kanë trokitur te dera.

About Redaksia

Check Also

Meta: Jam optimist për fitoren e opozitës, 80% e shqiptarëve tashmë janë në opozitë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi …

Leave a Reply

Your email address will not be published.