Strazimiri reagon ndaj Ramës: Të “sigurtë”? Sa ç’ishim “të ushqyer” në 1989…

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është një vend shumë i sigurt. Më tej, Rama shfrenoi gjuhën duke lëshuar fyerje ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, të cilin e quajti ‘monument të gënjeshtrës’. Sipas Strazimirit, në fakt monumenti i gënjeshtrës është Edi Rama.

Reagimi

Të “sigurtë”? Sa ç’ishim “të ushqyer” në 1989…

Në këtë Shqipërinë “më të sigurtë se kurrë më parë”, Berisha vazhdon të mbetet “monumenti i gënjeshtrës”!

Në këtë Shqipërinë “më të sigurtë se asnjëherë më parë”, nga pikëpamja e sigurisë, thjesht kanë ndodhur vetëm gjatë gushtit:

* disa “vrasje të sikletshme” mafioze…

* nja dy zhdukje personi me ndarje në copa-copa me implikim policësh,

* ndonjë “vrasje të sikletshme” fëmijësh prej ndonjë polici në plazhe…

* nja 4 herë “thyerje të sikletshme të sigurisë” në çdo data bazë SEKRETE të shtetit…

… por “siguria nuk është cenuar” ende…

“Monument i gënjeshtrës” ama, mbetet … Berisha!

Se ç’mund të ketë më “ulëritëse” se inceneratorët dhe karteli Sinaloa me ujëvarën e parave të drogës gati për ta derdhur në këtë “Shqipërinë më të sigurt se asnjëherë më parë”.. mbetet për t’u parë…

Gjithsesi: SPAK YOU, again, and again, and again….

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply