Berisha: Edi Rama arrestoi 22 mijë qytetarë për dritat, shumica nuk kishin mundësi t’i paguanin

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit deklaroi se, kryeministri Edi Rama ka arrestuar 22 mijë qytetarë për faturtat e dritave, pasi nuk kishin mundësi t’i paguanin.

Berisha deklaroi se nuk ka diktator mbi tokë përveç Ramës që e bën këtë ndërsa shtoi se Enver Hoxha arrestoi 16 mijë shqiptarë për qëllime politike, kurse Rama për faturat e energjisë.

“Ju falënderoj për mendimet e çmuara që keni dhënë dhe analizat realiste. Jam shumë mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj. Secili prej jush ka shtruar këtu vetëm të vërteta, ka paraqitur një realitet që rrjedh nga një kërcënim dhe rrezik madhor i Shqipërisë dhe Pukës. Kërcënim dhe rrezik që nuk ekzistonte 8 vite më parë. Unë nuk them se ishim pa probleme 8 vite më parë, plot kishim.
Por përsëri nga viti 2007-2014 në këtë vend popullata u rrit nga vitit në vit. Kishte shpresë, dinamikë. Rritja e popullatës nga viti në vit dhe rikthimi. Mbi 180 mijë emigrantë u kthyen të investojnë, veçanërisht në zonat e jugut. Ishte një besim tek Shqipëria, ishte shpresë dhe dëshmonte për mundësitë dhe potencialet e saj. Nuk dua aspak, as të mburrem as lavdërohem me ato vite. Por i përmend këtu për të thënë se cilat janë mundësitë e Shqipërisë.
Ne në 8 vite dyfishuam rrogat dhe pensionet, ndërtuam mbi 11 mijë kilometra rrugë në të gjithë Shqipërinë. Rindërtuam mbi 1 mijë e ca shkolla. Shtrimë internetin dhe ngritëm një infrastrukturë digjitale. Nuk e përfunduam. Unë jam i vetëdijshëm, që në Pukë mbetën rrugë të paasfaltuara, por që ishin të domosdoshme. Ne në 2005-2013 kemi investuar në fshatin shqiptar, 3.2 miliardë euro dhe ato pothuajse nuk duken. Po pse kjo, sepse fshati ishte në një gjendje të prapambetur. Vend të zhvilluar pa fshat të zhvilluar nuk ka.
Një qeveri që punon për të krijuar mundësi qytetarëve të saj që të krijojnë të mira për vete dhe për vendin, duhet të krijojë disa kushte bazë, infrastrukturën.
Shqipëria ishte një vend shprese. Nga 2014 janë larguar mbi 744417 shqiptarë vetëm në BE. Pa llogaritur sa kanë shkuar në Kanada, SHBA, Norvegji, Zvicër, etj. Sepse janë ndjekur politika shpopullimi. Ju e thatë atë të energjisë. Një qeveri e votuar nga populli është e detyruar në kodin moral të një vendi të lirë të ju sigurojë qytetarëve, ujë, drita dhe kafshatën. Ti siguroj të gjitha këto, ishte e pamundur, por edhe të arrestosh 22 mijë vetë siç bëri Edi Rama për faturat e dritave, ju garantoj se nuk ka diktator mbi tokë që e ka bërë këtë. Jo.
Ua them unë statistikën. Enver Hoxha në vitin 1946 ka arrestuar për qëllime politike, 16 mijë shqiptarë në vit. Edi Rama 22 mijë për dritat. Në tërësi njerëz që nuk kishin mundësi ti paguanin”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dy kolumbianët kanë dalë nga burgu, iu kanë gjetur nuse dhe jetojnë të lumtur në Shqipëri!

Nga Flamur VEZAJ Kur thua “Xibraka”, mua më kujtohet ai ministri trupshkurtër, i dënuar tashmë, …

Leave a Reply