Berisha: SKAP-i i partisë de facto është bërë mburojë e vjedhjes së shqiptarëve nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha tha sot nga selia blu se mega-afera e inceneratorëve po vazhdon vetëm sepse kjo është një aferë e Edi Ramës. Berisha tha se, Rama po bllokon edhe kontrollin administrativ të djegësave, çka do të sillte edhe bllokimin e punës së tyre.

Berisha akuzoi SPAK se po përdoret si një instrument për hetime fake, për të mbuluar vazhdimin e krimit monstruoz. SKAP-i i partisë de facto është bërë mburojë kryesore e vazhdimit të vjedhjes së shqiptarëve nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj me sipërmarrjen e tyre.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bëjnë gjyqin publik Edi Ramës.

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

Përshëndetje,

Ndërmarrjes kriminale të Edi Ramës, Engjëll Agaçit , Arben Ahmetajt dhe Lefter Kokës, Erion Velias, nuk ka institucion, nuk ka forcë në këtë vend që mund t’i bëjë gjë. Kështu muaj më parë, SKAP-i i partisë në njoftimin zyrtar për këtë aferë gjigande që tejkalon 420 milionë euro njofton se bëhët fjalë për korrupsion procedura prokurorimesh antiligjore, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash.

Pra, një kompleks veprash penale nga më seriozet. Me gjithë këtë, kjo ndërmarrje kriminale, kjo aferë kriminale është e vetmja në Shqipëri, në Europë dhe në botë, mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe janë shpallur në kërkim menaxherë dhe pronarë të saj, ajo vazhdon njëlloj sikundër asgjë nuk ka ndodhur, sikundër asgjë nuk është konstatuar, sikundër asnjë mandat arresti apo shpallje në kërkim nuk është lëshuar, sikundër askush nuk është burgosur në këtë aferë.

Ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen: si mundet pas të gjithë këtyre akuzave, pas shpalljes në kërkim të pseudopronarëve të kompanive të djegësave, qeveria e Edi Ramës dhe Ministria e Financave, të disbursojë deri sot rreth 100 milionë euro. Të vazhdojë të disbursojë plotësisht të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Fierit, mbi 6 milionë euro. Të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Tiranës. Të ndërtojë, të urdhërojë OSHEE-në të ndërtojë, linjën e tensionit të lartë për djegësin e Tiranës, me një shumë prej 6 milionë eurosh.

Si mund të ndodhin këto? Këto ndodhin, kjo aferë kriminale vazhdon jetën e saj, për faktin e vetëm se kjo është aferë e Edi Ramës. Është Edi Rama të dashur qytetarë, që në kudërshtim flagrant, për djegsat e vendit, në kundërshtim me opinionin ligjor zyrtar të Entit Kombëtar të Prokurimeve Publike, i thotë se negociata e mbyllur është e ndaluar të përdoret, s’mund të përdoret.

Ka firmosur kontratën me negociata të mbyllura. Është Edi Rama ai që ka pranuar që të gjitha prokurimet për djegsat nga Elbasani, Tiranë, Fier të bëhen vetëm nga një kompani, kompania e tyre. Ndaj edhe nëse deri sot pagesat e prapambetura për kompanitë e tjera shqiptare që kanë bërë punimet dhe nuk kanë marrë shumën që u takon ka kaluar në 120 milion euro për vitin. Kompania e Edi Ramës, Engjëll Agaçit , Arben Ahmetajt dhe Erion Velisë ka marrë rreth 40 milionë euro gjatë këtij viti pa kryer asnjë punim. Kjo vetëm e vetëm për faktin se është kompani e qeveritarëve.

Në këto kushte SKAP-i i partisë po përdoret si një instrument për hetime fake, për të mbuluar vazhdimin e krimit monstruoz. SKAP-i i partisë de facto është bërë mburojë kryesore e vazhdimit të vjedhjes së shqiptarëve nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliaj me sipërmarrjen e tyre.

Në këtë kontekst akuzoj direkt Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn dhe për faktin tjetër. Që të ndërmerret një hap i detyruar nga gjykata duhet një kontroll administrativ i zbatimit të kontratës. Kontrollin administrativ duhet ta ushtrojë ministria e financave dhe ajo e mjedisit. Por kjo kurrë nuk ndodh. Sepse Edi Rama nuk lejon të ushtrohet kontroll mbi kompaninë e tij.

Megjithatë dua të them se SKAP-i i partisë ka të gjithë autoritetin ligjor të vendosë para ligjit, jo vetë të konfiskojë totalisht pronën e krimit, jo vetëm të vendosë para ligjit pronarët e vërtetë të saj qeveritarë, por të vendosë para ligjit edhe ata nënpunës, ata qeveritarë që nuk ushtrojnë kontrollin administrativ mbi këtë ndërmarrje që është shtruar në një gropë gjigande të zezë dhe përpin djersën, mundin, paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Është koha të dashur qytetarë dhe qytetare t’i bëjmë gjyqin publik Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt. Të cilët e ndjejnë se janë të pashpresë para jush dhe kanë filluar t’i përcjellin fajin njëri-tjetrit.

Edi Rama deklaron se nuk ka filluar, pavarësisht nga dhjetra e dhjetra milionë euro që janë disbursuar nga djegësi i Tiranës, është përgjegjësia e atyre që kanë marrë paratë.

Me fjalë të tjera është përgjegjësia e Erion Velias. Erion Veliaj deklaron se unë s’kam lidhje aty, pavarësisht se Edi Rama i ka dhënë 8% bonus kompanisë së tij për të fituar tenderin me negociata të mbyllura. Pavarësisht se Erion Veliaj ka mashtruar, ka firmosur dhe ka vendosur në buxhet në kundërshtim me ligjin e vendit, pa pyetur parlamentin e Tiranës, këshillin e qytetit të Tiranës, duke marrë pushtetin e tij, sepse donte të mbushte valixhet e tij. Pavarësisht se ka firmosur në emër të qarkut kur ky nuk është autoriteti i tij

Prandaj edhe njëherë,jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe këtë vjedhje të pamëshirë të kësaj organizate kriminale, për qëndrimin e papërgjegjshëm të SKAP-it të partisë që u shërben si mburojë. Për t’u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me kuadrin, me thirrjet e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, ndër më të rrezikshmet në Europë dhe botë.

Faleminderit!

 

About Redaksia

Check Also

Dy kolumbianët kanë dalë nga burgu, iu kanë gjetur nuse dhe jetojnë të lumtur në Shqipëri!

Nga Flamur VEZAJ Kur thua “Xibraka”, mua më kujtohet ai ministri trupshkurtër, i dënuar tashmë, …

Leave a Reply