Thirrja e Berishës: Koha t’i bëjmë gjyqin publik Ramës, 40 milionë euro inceneratorëve pa asnjë punim

Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen me Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë për t’i bërë gjyqin publik kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka akuzuar Ramën si përgjegjësin kryesor të aferës së inceneratorëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Ftoj çdo shqiptar që të shtrojë pyetjen; si mundet pas të gjitha këtyre akuzave, pas shpalljes në kërkim të pseudopronarëve qeveria e Edi Ramës dhe MF të disbursojë gjer sot rreth 10 mln euro? Të vazhdojë të disbursojë, plotësisht të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Fierit. Mbi 6 mln euro, të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Tiranës mbi 6 mln euro, të ndërtojë dhe të urdhërojë OSSHE të ndërtojë linjën e tensionit të lartë për djegësin e Tiranës me një shumë 6 mln euro. Kjo aferë kriminale vazhdon jetën e saj për faktin se kjo është aferë e Edi Ramës.

Është Edi Rama që në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim me opinionin ligjor të entit kombëtar të prokurimeve publike që i thotë se negociata e mbyllur nuk mund të përdoret, ka firmosur kontratën me negociata të mbyllura. Është Rama ai që ka pranuar që të gjitha prokurimet për djegësat nga Elbasani, Tiranë Fier, të bëhen vetëm nga një kompani. Kompania e tyre. Ndaj nëse deri sot pagesat e prapambetura për kompanitë të tjera shqiptare dhe nuk kanë marrë shumën që u takon ka kaluar 120 mln euro për vitin, kompania e Edi Ramaës, Agaçit ka marrë rreth 40 mln euro gjatë këtij viti pa kryer asnjë punim, kjo për faktin se është kompani e qeveritarëve. Në këto kushte SKAP i partisë po përdoret si instrument, për fake , për hetime fake, për të mbuluar vazhdimin e krimit monstruoz. SKAPI i partisë de facto është bërë mburojë kryesor e vazhdimit të vjedhjes së shqiptarëve nga Edi Rama Arben Ahmetaj, Engjell Agaci, Erion Veliaj e sipërmarrjen e tyre. Në këtë kontekst akuzoj direkt Edi Ramën Engjell Agacin Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj dhe për faktin që ndërmerret një hap i detyruar nga gjykata duhet kontroll i administratës. Kontrollin duhet ta administrojë MF dhe ministria e mjedisit. Por kjo nuk ndodh se Rama nuk lejon të ushtrohet kontroll mbi partinë e tij.

SKAPI i partisë ka autoritet të vendosë para ligjit, jo vetëm pronarët e vërtetë qeveritarë, por edhe ata nëpunës dhe ata qeveritarë që nuk ushtrojnë kontrollin administrativ mbi këtë ndërmarrje që është kthyer në një gropë të zezë dhe përpin paratë e taksapaguesve shqiptarë. Është koha t’i bëjmë gjyqin publik Edi Ramës Ëngjëll Agacit, Erion Veliaj dhe Arben Ahmetajt të cilët janë të pashpresë para jush dhe e ndjejnë. Ata kanë filluar ti përcjellin fajin njëri-tjetrit. Rama thotë se në rast se nuk ka filluar është përgjegjësia e atyre që kanë marrë paratë. Pra është përgjegjësi e Erion Velisë. Veliaj deklaron se nuk ka lidhje edhe pse Edi Rama i ka dhënë 8% bonus. Erion Veliaj ka firmosur në buxhet në kundërshtim me ligjet pa pyetur Këshillin e Tiranës duke marrë pushet. Ka firmosur në emër të qarkut kur ky nuk është autoritet i tij. Dënon me forcë këtë vjedhje pa mëshirë të kësaj organizate kriminale të SKAP-it të Partisë që shërben si mburojë. I bëj thirrje qytetarëve të bashkohen me Frontin e Shpëtimit të Shqipërisë për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale më të rrezikshme në Shqipëri.

About Redaksia2

Check Also

Edi Rama, një vasal i shpifur! Turpi i kombit, turpi i Europës!

Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Edi Rama është …

Leave a Reply

Your email address will not be published.