Studentët kërkojnë të njëjtën paketë ndihme nga qeveria si në Kosovë, 100 euro në muaj

Një grup studentësh kanë nisur firmosjen e një peticioni ku kërkojnë ndihmë financiare nga qeveria, për të përballuar krizën.

Gazetari i News24 Mario Merhori ka siguruar peticionin, ku shpaloset edhe kërkesa drejtuar ministrisë së Arsimit, duke vënë në dijeni dhe kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se deri më tani janë mbledhur mbi 6000 firma, ndërkohë që studentët kërkojnë 100 euro çdo muaj nga qeveria.

Kujtojmë se një ndihmë e tillë ofrohet nga qeveria e Kosovës, ku studentëve iu jepet nga 100 euro në muaj.

About Redaksia2

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …

Leave a Reply