Erdogan tregon bisedën me Putin: Kërkon t’i japë fund luftës

Gjithçka që duam është që konflikti në Ukrainë, në të cilin ka shumë viktima dhe në të cilin nuk mund të ketë fitues, të përfundojë në mënyrë paqësore, dhe qëndrimi rus “që dëshiron t’i japë fund gjithçkaje sa më shpejt të jetë e mundur” është shumë i rëndësishëm. tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan, i cili mbërriti në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha për rrjetin televiziv amerikan PBS se së fundmi është takuar me presidentin rus Vladimir Putin në Uzbekistan dhe se ka pasur bisedime shumë të gjera me të.

“Dhe ai në fakt më ka treguar se është i gatshëm t’i japë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ishte përshtypja ime, sepse mënyra se si po shkojnë gjërat tani është mjaft problematike”, tha presidenti turk.

Sipas Erdogan, Turqia ka ndjekur një politikë të ekuilibruar midis Kievit dhe Moskës që kur Rusia nisi një operacion ushtarak kundër Ukrainës në shkurt dhe mbështet dëgjimin e të dyja palëve.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ka një marrëveshje mes palëve ndërluftuese për shkëmbimin e 200 robërve dhe sipas tij, ky do të jetë një hap i rëndësishëm përpara.

Erdogan beson gjithashtu se një zgjidhje paqeje nuk duhet të lejojë Rusinë të mbajë një pjesë të territorit që ka pushtuar në luftën me Ukrainën.

Presidenti turk foli gjithashtu për PBS për bllokimin e pranimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, gjë që Ankaraja e shpjegoi me “mbështetje të terroristëve kurdë” në këto dy vende dhe tha se në Suedi “terroristët u infiltruan deri në parlamentet e tyre”.

“Në Stokholm shohim se terroristët po demonstrojnë vazhdimisht. Ka plot pankarta dhe postera të liderëve të organizatave terroriste. Ata demonstrojnë. Ata bërtasin parulla. Dhe ata sulmojnë pasardhësit e pafajshëm të qytetarëve turq në Stokholm. Ne u dhamë bashkëbiseduesve tanë suedezë të gjitha provat në lidhje me këtë zhvillim”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu theksoi se “Finlanda, nga ana tjetër, nuk është si Suedia” dhe se situata në atë vend është “pak më e qetë” dhe se autoritetet “kanë më shumë kontroll mbi zhvillimin e ngjarjeve”.

Pranimi i Suedisë dhe Finlandës ende nuk është ratifikuar nga Sllovakia, Hungaria, Portugalia dhe Turqia dhe kërkohet pëlqimi i të 30 anëtarëve të Aleancës për t’u anëtarësuar në NATO.

About Redaksia2

Check Also

Bullgarët rikthejnë si Kryeministër Borisovin, e djathta fiton zgjedhjet

Partia bullgare GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov duket se ka marrë një fitore të ngushtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.