Meta: Rama, kryehakeruesi, nxorri të dhënat e 1 milion shqiptarëve me patronazhistët

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli sot në një konferencë për mediat, ndërsa nuk i kurseu akuzat në drejtim të qeverisë Rama.

Që në nisje të fjalës së tij Meta u ndal te sulmi kibernetik që thuhet se pas tij fshihet Irani. Meta pohoi se kryehakeruesi është Rama, i cili sipas tij nxori

“Dua të them se ridënojmë veprimet armiqësore të nxitura nga qeveria e Iranit kundër sistemit tonë. kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin.

Nuk mund të mos nënvizojë që në fillim se kryehakeruesi i këtij sistemi është Edi Rama. Kjo u provua botërisht nga dalja e të dhënave personave të gati 1 mln shqiptarëve para zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët për qëllime të shantazhit elektoral”, tha Meta.

About Redaksia2

Check Also

Pronarët e resortit në Kepin e Rodonit në përgjimet e BILD, si Dako iu dha 1.4 ha pronë publike

Një aksion prishjeje në Kepin e Rodonit, i publikuar si rutinë nga kryeministri Edi Rama …

Leave a Reply