Berisha: Çfarë do u themi 3 mijë e 400 qytetarëve që u burgosën për ndërtime pa leje?

Qytetarët flasin se Edi Rama është aksioner në çdo kullë. Unë nuk mund të them, por një kryeministër që firmos një akt të tillë, që shkelmon Kushtetutën dhe Kodin Penal, një kryeministër që bllokon, që nuk ka asnjë të drejtë, në Shqipëri as presidenti nuk e ka të drejtën e faljes për ata që janë në proces gjyqësor. Pas procesit ekziston ky atribut i presidentit.

Një njeri, që kontrollon çdo pushtet, dhe që ka interes vetëm pasurimin e tij dhe të familjes së tij, i lejon vetes një akt të tillë të pashembullt.

Çfarë do u themi ne 3400 qytetarëve që hynë në burgje dhe vdiqën prej tyre? Çfarë shteti është ky? Ky është antishtet. Ky është shtet pa asnjë siguri ligjore, juridike.

Këto i realizon njeriu që ka futur në dorë të gjitha pushtetet. Po çfarë janë bandat në krahasim me këto akte? A mund të më thoni ju mua?

 

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin …

Leave a Reply