Zari i Taulant Ballës kërkon hapjen e dosjeve për të përndjekurit politikë!

Fatmir Mediu: Nuk mund të kërkojmë hapjen e dosjeve për ish te përndjekurit politik. Nëse nuk iu dhamë mundësinë për tu rehabilituar, të paktën të mos u shtojmë mundimet brenda familjeve.

E kam kërkuar këtë edhe në mbledhjen e kryesisë. Nuk ka asnjë nga ne të drejtë të kërkojë për qëndrimin apo moralin e atyre njerëzve që u janë pushkatuar. Kjo do të ishte e amoralshme. Dhe dua të shtoj vetë shteti funksionon bazuar mbi balancën e pushteteve.

Të përndjekurve nuk iu dhamë mundësinë të kthehen në pronat e tyre. Të mos bëjmë lojëra në kurriz të njerëzve që kanë vuajtur në atë periudhë. Shtresën e të përndjekurve duhet ta përjashtojmë për të mos u shkaktuar më shumë probleme seç kanë pasur në këto 30 vite.

Klotilda Bushka: Nisma është tërësisht në përpjekje me të drejtën e publikut për informimin. I shërben zbardhjes së vërtetës. Është domosdoshmëri, është një simbolikë e fuqishme. Jo vetëm për të kaluar. Ne e kemi detyrim. Ju mund të keni të drejtën tuaj.

Kjo nuk na bën dot ne që jemi nismëtarë, të mos jemi të ftohtë sot. Pavarësisht dhimbjeve që çështjet që preken për personat që kanë vuajtur nga ai regjim, besoj se ne një klasë e re politike, na duhet të jemi të kujdesshëm. Ne nuk jemi vonë.

Mediu-Alibeajt: Hiq dorë nga këto nisma për interes të ngushtë politike momenti. Mos hapni dosjet për familjet e të përndjekurve politikë. Nuk keni ju moralin ta bëni këtë. (Largohet nga mbledhja)

About Redaksia

Check Also

Dokumentat e hakerave, dy ministra dhe dy deputetë të Ramës kontigjentë krimi

Spiropali, Peleshi, Kodheli dhe deputeti tjetwr i PS Luan Duzha janë kontigjentë krimi sipas dokumentave …

Leave a Reply

Your email address will not be published.